Krim në familje/ Babai qëllon me thikë dy vajzat, humb jetën në spital njëra prej tyre

0
222

skene-krimi1394369545Krimi në familje godet frikshëm në Tiranë. Babai qëllon me thikë mbi dy vajzat e tij. Njëra prej tyre vetëm 17 vjeç ndërron jetë në spital. Goditja ka qenë fatale. Policia njoftoi pas ngjarjes së në rrugën “Jordan Misja”, shtetasi Kujtim Ibraj, ka plagosur me armë të ftohtë (thikë) dy vajzat e tij, A.I, dhe Elidona  Ibraj, 17 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në spital. Policia menjëherë ka ndaluar  autorin e kësaj ngjarje  (babai i vajzave) si dhe ka  sekuestruar  armën e krimit, thikë. Shkaqet e ngjarje snuk janë zbardhur plotësisht, ndonëse ka dyshime të forta se babai i vajzave ka vajtur në banesë në gjendje të dehur. Ata janë nga Puka me origjinë dhe jetonin  në rrugën Jordan Misja, pranë burgut 313 në një banesë e cila mund të krahasaohet me  një barrakë.  Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se babai i vajzave ka shkuar në banesë në gjendje të dehur. Ai ka nisur një sherr në familje, ku janë përfshirë dy vajzat e tij. Ndërkohë bëhet e ditur se në sherr e sipër ai ka akuzuar vajzat  se nuk e respektonin dhe bënin çfarë tu tekej.  Po kështu babai në gjendj etë dehur ka kërcënuar se do të vriste të gjithë familjen. Në banesë ka qenë edhe gruaja e autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Gjatë momentit të shoqërimit në komisariatin e policisë numër 3 në kryeqytet, autori i krimit, që në këtë rast është babai i vajzave është shprehur i penduar. Gjatë marrjes në pyetje ka treguar se nuk ka dashur të godasë vajzat e tij, por ka qenë në efektin e alkoolit. Ndërkohë të afërmit janë shprehur të shokuar për këtë ngjarje. Ata kanë thënë se Kujtim Ibraj njihej si person që konsumonte pijen alkoolike, por në asnjë moment nuk kanë menduar se do të arrinte të godiste vajzat e tyre. Për njërën nga vajzat e mitura, goditja ka qenë fatale. Vajza tjetër e plagosur kamarrë mjekimin e mjekëve dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas arrestimit të autorit Kujtim Ibraj, në komisariat janë shoqëruar dhe vajza e plagosur me nënën e saj. Ato kanë dhenë shpjegime rreth ngjarjes të rëndë. Ndërkohë që shkak i grindjes ka qenë gjendje e tij e dehur dhe ekonomia e rënduar. Vajzat kanë debatuar me babain e tyre  duke mos u pajtuar me faktin se ai konsumonte alkool dhe grindej shpesh me to.