Këto histori paranormale e të frikshme janë legjenda urbane apo ngjarje që nuk kanë dëshmi të duhura për t’i cilësuar si të vërteta.
- Alexandria Alexis dhe udhëtimi në kohë
Fotografi e bërë në vitin 1941, ku shihet një mashkull me veshje moderne!
A do të jetë i mundur udhëtimi në kohë në vitin 2025? Sipas legjendës urbane, përgjigja është po. Alexandria Alexis thuhet se ishte udhëtare në kohë nga ky vit. Ajo madje i ka bindur të tjerët se ka ardhur nga e ardhmja. Njujorkezët në vitin 1899 kanë dëshmuar për ardhjen dhe zhdukjen e papritur të saj.
- Shoferi dhe autobusi me të sëmurë psikikë
Shoferi i autobusit, që ishte përgjegjës për transportimin e pacientëve të sëmurë mendorë, në një rrugë vendosi të ndalet që ta pijë një birrë në lokalin e afërt. Në autobus la 20 pacientë të lidhur. Kur është kthyer, autobusin e gjeti bosh. I frikësuar nga përgjegjësia, vozitet deri te një stacion, pret që të futen udhëtarët e rëndomtë e pastaj i dërgon në Psikiatri. Mjekëve u ka thënë se fjala është për pacientë të dhunshëm dhe agresivë, të cilët duhet të lidhen. Thuhet se këta udhëtarë të pafatë janë çmendur në spital, ndërsa të çmendurit e zhdukur nuk u gjetën kurrë.
- Tunelet e nëmura
Njerëzit thonë se në tunel, përmes retrovizorit kanë parë krijesa që afrohen. Shumë flasin për drita të çuditshme në fund të tunelit, ndërsa disa thonë se në hyrje të tunelit kanë vërejtur shenja të duarve të fëmijëve.
- Fotografia e pashpjegueshme
Një nënë pa burrë, kthehet në shtëpi pas punës, dhe e lë celularin në tryezë të dhomës së ditës, para se të ulej të shikonte TV. Djali i saj donte të luante me të dhe ajo e lejoi. Pas disa kohësh, nëna vendosi të flejë. Para kësaj, hyri në dhomën e djalit që flinte me celular në dorë. Vendosi të shihte se çfarë i biri kishte bërë me të. Ajo pa disa foto, në mesin e të cilave ishte një fotografi e djalit në gjumë dhe pranë tij ishte reflektuar një fytyrë e një gruaje të vjetër.
- Fantazma e fëmijës
Fotografia që kishte bërë i dashuri i një vajze, shkas kishte sjelljen e çuditshme të maces së tyre. Kafsha nuk e ndalte mjaullimën në derën e tarracës. Fotoja e tmerroi çiftin. Aty shihej një vajzë e vogël. Shtëpia ku jetonin ata thuhej se ishte 100 vjet e vjetër.
- Gruaja që nuk shpreh asgjë!
Në verën 1972, spitali Cedar Senai pranoi një grua me fustan të bardhë të përgjakur e cila frikëson personelin. Ajo ishte shumë e zbehtë. Poshtë syve, asgjë nuk lëvizte. Dukej si kukull. Mjekët dhe infermieret e lidhën pas krevatit, me qëllim që të thërrisnin policinë. Atëherë provuan t’i japin qetësues, pasi nuk lejonte që të lidhej. Në një çast kthen kokën tek mjeku dhe qesh. Personeli tmerrohet kur në vend të dhëmbëve shohin diçka si gozhda. “Çfarë dreqin je ti?”, pyet mjeku. Pas një pauze, gruaja thotë: “Jam Zoti”.