Varfëria dhe pasiguria sociale në Shqipëri i detyron shumë fëmijë të dalin të shesin, apo të lypin rrugëve. Ofertat për shkollim, apo për aktivitete edukative nga ana e institucioneve shtetërore janë fare të pakta.
Sejrie Baleta
Edhe pse sytë e fëmijëve rezatojnë pafajësi ato nuk mund ta fshehin lodhjen e rraskapitjen. Fytyrat dhe duart e fëmijëve tregonin qartë të ftohtin që i kishtë mbërthyer dhe që dridheshin. Në duart e vogla të ashpërsuara ata mbajnë kuti kartoni plot pako cigars apo dhe likoplaste dhe objekte të ndryshme për të shitur . Me ato pak para ata pretendojnë në nxjerrin bukën e gojës. Ndonëse bën ftohtë ata përpiqen të bëjnë joshës mallin e tyre kalimtarëve në një nga rrugët më të frekuentuara në zemër të qytetit. Me pretendimin që do të bleja diçka mundohesha të hyja në bisedë më vogëlushët. Sipas vogëlëshëve ata jetonin në Tiranë më familjet. Rrëfyen se prindërit e tyre nuk punonin. Ata dilnin dhe shisni këto sende dhe më pas të ardhurat i dërgonin dhe në familje. Prindërit mundohen të fitojnë bukën e gojës përmes punëve të rastit.
Situata në Tiranë
Por në Tiranë nuk ka rastë të rralla. Përkundrazi shitësit e lypësit e vegjël e karakterizojnë imazhin e rrugëve nëpër qytetet shqiptare. Ata janë bartësit e peshës së mjerimit dhe pasigurisë sociale në njërin prej vendeve më të varfëra të Europës. Në këto kushte fëmijët dhe të rinjtë përballen me lënien pas dore dhe mungesën e përgjegjësisë nga ana e të rriturve. Veç kësaj ata shpesh bien edhe pre e dhunës fizike dhe psiqike si nga prindërit edhe nga të huajt. Nga ana e institucioneve shtetërore ka shumë pak oferta për shkollim apo për aktivitete edukative gjatë kohës së lirë. Ndonëse në Shqipëri është i detyrueshëm arsimi bazë, vetëm gati 40 përqind e pesëmbëdhjetëvjeçarëve ndjekin shkollën, numri i atyre ,që nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë, është në rritje, konstatojë studime të bëra mbi fëmijët. Megjithëse janë bërë studime të ndryshme ende nuk ka një shifër të saktë në lidhje me fëmijët në situatë rruge. Kushtet e mjerueshme me të cilat përballën qindra fëmijë në situatë rruge ka bërë që ata të mos kenë mundësi për të frekuentuar edhe shkollën. Të pyetur fëmijët shprehen: Ne nuk ke bukë për të ngrënë . Prindërit na thonë dilni në rrugë dhe lypni. Nuk shkojmë në shkollë pasi nuk kemi mundësi për të blerë rroba të reja, libra shokët nuk na mbështesin. E kemi filluar shkolën po vetëm dy javë ishim në mësim dhe tani nuk shkojmë më“ rëfehen disa fëmijë në rrugët e Tiranës. Por në zonën e të pasurve dhe të të bukurve të Tiranës në ‚Bllok“ duket se asnjëri prej kalimtarëve nuk e vë re situatën e fëmijëve që u ngjiten nga pas tër ti joshur për të shitur diçka apo dhe për të kërkuar disa qindarka. Aty duket se askush nuk ka interes të blejë diçka prej tyre.