Ndocaj, Ramës: S’duhet të kesh frikë nga zgjedhjet. Një këshillë për Fugën e Kryeministrisë

0
192

ndocaj-ramaDeputeti socialist Eduart Ndocaj apo i njohur ndryshe si  ligjvënësi “kaubojs”  i kërkoi dje kryetarit të partisë ku bën pjesë të lejojë zhvillim e garës së brendshme. Gjatë një aktiviteti për mbjelljen e pemëve në Mirditë, ku i pranishëm ishte edhe zv.kryeministri Niko Peleshi e ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Ndocaj sfidoi Ramën për të mos patur frikë nga kandidimi. “Z. Rama, nëse mendon se fiton, nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet. Ai duhet të hyjë në garë i barabartë dhe të fitojë kush është më i miri. Nuk ka kuptim të zgjidhen krerët e degëve dhe të mos kalojë në garë edhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama”, u shpreh ai. Më tej Ndocaj kritikoi edhe drejtorin e Komunikimit në Kryeministri, Endri Fugën, i cili nuk e fton atë në aktivitetet partiake që zhvillohen me drejtuesit lokalë të PS-së. “Ky është një naivitet provincial. Unë jam deputeti i vetëm i PS që jeton e punon në zonë. Megjithatë, kjo problematikë do të ngrihet edhe në forumet e partise. Është Endri Fuga që organizon takime me përfaqësuesit e qeverisë në Mirditë dhe në Lezhë dhe asnjëherë nuk jam njoftuar si deputet i vetëm i PS-së në Lezhë”, deklaroi “kaubojsi