Debate të forta në Parlament/ BKH, Meta: PD të depozitojë projektligjin e dakordësuar në Kuvend

0
143

downloadByroja Kombëtare e Hetimit ka nxitur debate të forta në Parlament. Teksa Partia Demokratike, nëpërmjet Edi Palokës kërkon sqarime lidhur me një projektligj të dakordësuar, kreu i Kuvendit, Ilir Meta la të kuptohej se nuk ishte në dijeni të një projektligji të tillë.

Ai i kërkoi PD-së të depozitonte këtë projektligj të dakordësuar në Kuvend për të ndjekur procedurat.

“Në fakt asnjë prej tyre nuk kishte asnjë projekt përfundimtar me vete. Ministrja dha sqarimin e saj, unë mund të bëja një sugjerim për grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Duke përshëndetur faktin që ata janë dakortësuar me këtë iniciativë, e cila u miratua një herë nga ky Parlament dhe më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për mos pajtim me parimet e Kushtetutës, që atë variant për të cilin Partia Demokratike është dakord, ajo mund ta depozitojë në Kuvend dhe ndërkohë ai variant mund të ndjek rrugën e vet sipas procedurave parlamentare”, tha kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Ndërsa ministrja Ermonela Felaj, duke sqaruar dhe pozicionin e saj në Konferencën e Kryetarëve tha se projektligji për Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të jetë pjesë e reformës në drejtësi.

“Drafte secili nga ne mund të bëjë, e rëndësishme është ku ta vendosim këtë strukturë, të na e thonë deputetë tuaj në komisionin e reformës në drejtësi dhe nuk ka asnjë pengesë nga ana jonë. Nuk e kemi ngritur si nevojë për luftën kundër korrupsionit, por korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ministrja Felaj.