Në shtëpinë e Jvuentusit ekziston një problem mjaft delikat që nuk kalon pa rënë në sy pavarësisht tendencës së rezultateve në muajt e fundit. Dëmtimet e Chielinit dhe të Khedirës, e cojnë në 40 numrin e probleme fizike që nga fillimi i sezonit, madje në 29 raste bëhet fjalë për tërheqje muskulare. Kjo statistike ka vënë alarmin te bardhezinjtë, pasi mund të refkeltohet në mënyrë të drejtpërdrejtë te paraqitja e skuadrës në fushë në pikën më kulminante të sezonit. Ish-lojtarin e Realit të Madridit, që vuan nga dëmtimi i aduktorit, do të duhet një mrekulli për të qenë në fushë ndaj bavarezëve, ndërsa problemi i Cielinit është më pak delikat. Mbrojtësi ka vetëm lodhje muskulare dhe mund të grumbullohet që për transfertën me Frosinonen. Përsa i përket gjendjes së Mandzukic, stafi mjekësor do të bëjë gjithcka për ta riaftësuar në kohë për përballjen e 23 shkurtit, por duhet patur kujdes me aktivizimin e parakohshëm, pasi mund t’i shkaktojë një dëmtim edhe më të rëndë në pulpë. Mandzukic dhe Khedira janë 2 nga 5 lojtarët e organikës që Juventusit që e kanë fituar Championsin në të kaluarën, ndaj prania e tyre në fushë për sfidën e parë të 1/8 të këtij kompeticioni ndaj Bayernit të Mynihut do të ishte e nevojshme.