Lavezzi pranon ofertën e skuadrës kineze

0
212

LAVEZZIAnëtari i PSG-së, Ezequiel Lavezzi, raportohet se ka pranuar një ofertë të klubit kinez Shanghai Shenhua. Kontrata e tij me Parisin përfundon në qershor dhe pritet që në fund të sezonit të largohet si lojtar i lirë, raporton “SkySport Italia”. Për Lavezzin të interesuar janë edhe Chelsea e Interi, por oferta e kinezëve me pagë vjetore prej 10 milionë eurove duket e parezistueshme. Afati kalimtar në Kinë është akoma i hapur dhe ka gjasa që transferimi të bëhet para verës.