Zbardhet skenari, PD i rikthehet protestave, shtrihen në të gjitha qytet e kulmojnë në Tiranë

0
142

Protesta-e-PDKreu demokrat Basha do rinisë takimet me qytetarët në kuadër të turit të protestave duke ëkrkuar rrëzimin e qeverisë

Gëzim Saliu

Ndonëse ishte paralajmëruar valë e fortë protestash në janar të këtij viti, PD pritet ti rinisë ato prej kësaj fundjave. Zhvillimet e fundit politike në vend që kanë të bëjnë më së shumti me reformën në drejtësi si edhe rëndësia e angazhimit maksimal të strukturave në të gjitha rrethet detyroi demokratët të zbresin në sheshe me rreth një muaj vonesë nga ajo që kishin premtuar në fundvitin e kaluar. Sipas skenarit të opozitës, protestat do të shtrihen në të gjitha qytetet e vendit në bazë të një kalendari të përcaktuar dhe në qendër të tyre do të jetë kërkesa për largimin e qeverisë.

Protestat

PD do të rinisë protestat kundër qeverisë, duke e shtrirë aksionin e saj në çdo qytet të vendit. Ky vendim vjen pas takimeve të fundme që kryedemokrati Basha ka zhvilluar me kryetarët e degëve të PD-së, ku kërkoi angazhimin maksimal të të gjithë strukturave. Mësohet se që prej ditësh tashmë degët janë vënë në lëvizje duke synuar një pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në këto protesta lokale. Kështu ditën e shtunë në sheshin përpara prefekturës së qytetit, do të zhvillohet protesta në qytetin e Elbasanit me moton kryesore “ Mos u anko në tavolina, protesto”. Në mesazhin që është shpërndarë dje edhe në rrjetet sociale për të sensibilizuar sa më shumë qytetarë për të qenë pjesëmarrës në protestë theksohet se,: “ Protesto për problemet në familjen tënde, në qytetin tënd. Protesto ndaj një qeveri që të dhunon dhe nuk të ndihmon. Protesto që rruga Elbasan-Tiranë të përfundojë. Nëse mendon se situata duhet të ndryshojë eja edhe ti, protesto”. E njëjta praktikë pritet të ndiqet në të gjitha qytetet e vendit duke përfunduar më pas me një protestë finale në kryeqytet. Protestat do të prihen nga PD dhe kryedemokrati Basha, i cili ashtu siç kishte theksuar pak kohë më parë në një tryezë publike, duket se do të vazhdojë të insistojë për kërkesat për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë mësohet se këto protesta do të shërbejnë edhe për të rikthyer takimet e kreut të PD-së me qytetarët . Në këto takime në qendër të diskutimeve do të vendoset platforma e demokratëve e cila ka në thelb të saj uljen e taksave dhe rikthimin e taksimit të sheshtë. Sipas opozitës situata aktuale ekonomike e vendit është shumë e rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë. Demokratët kanë akuzuar qeverinë e majtë lidhur me rritjen e borxhit si edhe për shumë vendimmarrje që lidhen me fushën ekonomiko-financiare.