Punimet e ndërprera në aksin e rrugës Elbasan-Tiranë, ishin arsyeja e protestës së organizuar nga Partia Demokratike me banorë të zonës.
Deputeti Luçiano Boçi, pasi numëroi disa probleme që shqetësojnë jetën e gjithë shqiptarëve, si siguria, papunësia dhe varfëria, kërkoi nisjen e menjëhershme të punimeve, në të kundërt protesta e tyre do të vazhdojë.
Është e patolerueshme, tha ai, që kjo rrugë të jetë sot në këtë gjendje kur një deputet i Elbasanit është ministër në Ministrinë përkatëse.
Ky është një aks, sipas Boçit, që prek aktivitetin e shumë qytetarëve të cilët nuk mund të mjaftohen me ndërtimin e një lulishteje.