PD ka paralajmëruar se nuk do të lejojë diskutimin e seancës plenare të 11 shkurtit pa miratuar me konsensus zgjatja e afatit te ketij kosmisioni.
PD i ka dërguar një kërkesë kreut të Kuvendit, Ilir Meta për zgjatjen e afatit të Komsionit Hetimor: “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore”.
“Opozita parlamentare nuk do të lejojë që në seancën plenare të datës 11 Shkurt 2016, të diskutohet dhe shqyrtohet asnjë cështje tjetër, pa u miratuar më parë me konsensus zgjatja e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore”.
“Pasi u njohëm nga Kryetari i Komisionit me faktin e skadimit të afatit të veprimtarisë, pa u kokluduar me të gjitha pikat e Planit të Hetimit, nga ana jonë u kërkua zgjatja e afatit të veprimtarisë së këtij Komisioni. Kërkesa për miratimin e vendimit të Kuvendit për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, u paraqit nga grupi nismëtar (Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike)”, thuhet në kërkesën e Kreut të Grupit Parlamentar Edi Paloka.
Në kërkesë jepen edhe 3 arsyet se përse grupi parlamentar i PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit hetimor:
1-Anëtarët e shumicë parlamentare në Komisionin Hetimor, që përbëjnë edhe shumicën në këtë Komision, refuzuan miratimin e një kerkesë të Komisionit drejtuar seancës plenare për zgjatjen e afatit të veprimtarisë.
2-Përcaktimi i afatit të veprimtarisë së Komisionit është e drejtë ekskluzive e kërkuesit,
3-Çdo pretendim se kërkesa duhet të bëhet detyrimisht nga vetë Komisioni Hetimor (kur kërkuesi nuk disponon as shumicën) është e pabazuar në ligjin nr. 8891/2002 dhe në Rregulloren e Kuvendit.