Gjatë Konventës së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se e respekton rotacionin, por sipas tij ai duhet të bazohet në zgjedhje të vërteta.
Në fjalën e tij në Konventa e të rinjve të FRPD, kreu i PD tha se Shqipëria vuan pasi klika e sotme dëshiron të eliminojë zgjedhjet.
“Me lirinë për të zgjedhur po abuzohet në këtë vend. Kërkojnë të eliminojnë përfundimisht zgjedhjet, këtë po ja imponojnë socialistëve dhe më pas të gjithë popullit shqiptar. Ai prishi procesin zgjedhor, atë të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Meraku i tij ishte të tregonte letrat që 1 mijë shuplaka i kishte akoma në xhep”, tha Lulzim Basha në fjalën e tij gjatë Konventës së të rinjve të FRPD.