Kompensimi i pronave, botohet harta e vlerës së tokës

0
642

harta-bujqesore-1vleresimi-i-pasuriseTë gjithë ish- pronarët që kanë toka në periferi të Tiranës,  do të kompensohen me çmimin për tokë bujqësore si ka qenë në momentin e shpronësimit, pavarësisht se toka e tyre është sot truall.

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i qeverisë “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, në të cilën përcaktohen çmimet e tokës bujqësore, livadh, pyell, dhe truall.

Ndryshimet ne ligjin e pronave, të miratuar më datë 21 janar parashikojnë që kompensimi i tokave të bëhet në bazë të vleresimit të tyre në momentin e shpronesimit.

E thënë ndryshe, nëse në momentin e shpronësimit ka qenë tokë bujqësore, ajo do të kompensohet si tokë bujqësore.

Në hartën e çmimeve të pronave, për periferitë e Tiranës çmimi i kompensimit të tokës bujqësore është 448 lekë për metër katror.

Kjo është vlera që do të kompensohet ish-pronari, edhe pse kjo tokë aktualisht është truall me një çmim që mund të shkojë në rreth 30 mijë lekë për meter katror.

Ligji përcakton gjithashtu, që kur për një zonë mungon çmimi në hartë, ajo do të bëhet sipas zonës më të afërt.