Kontroll “blic” në lokalin e Elton Deda, revoltohet artisti

0
177

dedaRevoltohet arstisti Elton Deda pas një kontrolli të papritur në biznesin e tij. Një grup i policisë së shtetit ka hyrë në lokalin “Rockstock” duke bërë kontrolle të personave që ndodheshin në lokal. Sipas artisiti Deda u kërkuan karta identiteti dhe u kontrolluan objekte personale pa asnjë lloj mandati. “Trajtohet si një klub që mbijeton me kokainë dhe hashash gjë që s’bën vaki se ndryshe nuk do thoshte një polic i rajonit nr. 3 “ore sa vite keni që e keni hap???…”, shkruan Deda në Facebook. Më pas pasi shoqëruan dhe mbajtën për 24 orë në qeli basistin e grupit muzikor për mungesë së kartës së identetit, Deda thotë: “Po rrofshi e qofshi o Baballaret e Kombit!! Po rrofshi e qofshi o ligjvenes qe trashni qafen e barkun duke bere te fortin me muzikante te ndershem! Ju admiroj seriozisht! Ja arritet dites qe tu respektoje njerezia per ndershmerine tuaj. Jua paçim borxh o baballare!”. Ndërsa në replika me komentuesit Elton Deda ka shtuar se: Nuk bëj politikeë, por jam rob i lirë dhe do i them gjërat siç janë. Sa për uniformat s’kam problem fare, rëndësi ka si respektohet uniforma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency