Policia në një natë, 31 të arrestuar për vepra në ndryshme

0
215

 ppppPolicia e Shtetit ka arrestuar 31 persona për vepra të ndryshme penale, gjatë kontrolleve që ajo ka ushtruar në zona të ndryshme të vendit, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë. Në mbështetje të forcave të rendit janë angazhuar dhe repartet special të policisë FNSH-ja dhe RENEA. Nga Policia Rrugore janë arrestuar në flagrancë 11 persona pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Tre personave të tjerë i janë vendosur prangat pasi janë kapur me armë të cilat i mbanin pa leje. 10 shtetas janë ndaluar pasi gjatë kontrolleve në makinat e tyre janë gjetur lëndë narkotike.Si rezultat i masave të marra nga policia janë arrestuar 7 persona të cilët ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.Janë pezulluar 43 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për shkelje të semaforit apo për mungesë të kontrollit teknik. Policia bëri të ditur se janë bllokuar edhe 6 automjete për mungesë dokumentacioni, ndërsa 51 persona janë shoqëruar për verifikim. Ndërkohë në Kakavijë kapet një person I cili po tentonte të fuste nga Greqia 148 mijë euro të padeklaruara. Gjatë kontrollit në vijën e dytë në orët e para të mëngjesit të djeshëm , në autobusin e linjës Vlorë- Athinë u gjetën në çantën e 24- vjeçarit Andon Salati, lindur në Vlorë dhe banues në Athinë, një sasi prej148 mijë euro të padeklaruara. Ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarim të vlerave monetare në kufi .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency