Të paktën 35 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, kanë humbur jetën vetëm gjatë orëve mesditës së sotme, pasi dy varka të ndryshme u fundosën në brigjet e detit Egje.
Icidenti i parë u regjistrua pranë zonës Altinoluk, pasi mjeti lundrues i cili u nis me qëllim mbërritjen në ishullin grek Lezbos, u fundos disa minuta pas nisjes.
Autoritetet turke arritën që të shpëtonin 4 persona ndërkohë që 13 të tjerë janë shpallur të humbur. Rojat bregdetare vijojnë ende operacionet e kërkim shpëtimit, por thonë se bilanci i viktimave mund të rritet. Sipas tyre, shkaku i tragjidisë ka qënë tejmbushja e barkës me pasagjerë si dhe vjetërsia e saj.
Barka e dytë u fundos në afërsi të brigjeve të qytetit turk Izmir, duke shkaktuar të paktën 11 viktima.
Këto incidente erdhën në një kohë kur Kancelarja gjermane Angela Merkel, ndodhej në një vizitë zyrtare në Ankara. Organizata Ndërkombëtare e Emigrantcionit ka bërë me dije se vetëm gjatë këtij viti kanë humbur jetën afro 400 persona.