Në shtratin e detit në brigjet Lanzarote, një nga ishujt e Spanjës, artisti britanik Jason deCaires Taylor ka krijuar një seri të jashtëzakonshme të veprave të artit nënujor.
Figurat që gjenden rreth 50 metra nën ujë përfaqësojnë refugjatët e dëshpëruar dhe turistët e ‘kolonizuar’ me jetën detare.
I quajtur ‘Muzeu Atlantiku’, ky do të jetë muzeu i parë nënujor i Evropës. Në këto statuja shfaqen 35 njerëz të cilët ecin drejt një porti. Figurat janë të ndërtuara në atë mënyrë që përfaqësojnë ecjen e tyre pa kthim, pamjen e dëshpëruar, me disa të cilët i shikojnë pajisjet e tyre, përderisa ecin drejt të panjohurës. Puna e tij paraqet krizën e refugjatëve sirianë, me figurat e dëshpëruara që presin për një varkë që t’i shpëtojë. Muzeu do të hapet shumë shpejt për publikun.