Eksploziv makinës së biznesmenit Suli, zbulohet në një qendër tregtare

0
239
EKSPLOZIV NE MAKINEN E NJE BIZNESMENI - Forca te policise anti eksploziv, te cilet kane rrethuar ambientet e nje qendre tregetare prane Komunes se Parisit, pasi ne garazhdin e kesaj godine ishte vendosur eksploziv ne makinen e nje biznesmeni./r/n/r/nEXPLOSIVE AT COMMERCIAL CENTER - Anti explosive forces, who have surrounded the premises of a commercial center near Paris Commune, after the garage of this building was placed explosives in the car of a businessman.
EKSPLOZIV NE MAKINEN E NJE BIZNESMENI – Forca te policise anti eksploziv, te cilet kane rrethuar ambientet e nje qendre tregetare prane Komunes se Parisit, pasi ne garazhdin e kesaj godine ishte vendosur eksploziv ne makinen e nje biznesmeni./r/n/r/nEXPLOSIVE AT COMMERCIAL CENTER – Anti explosive forces, who have surrounded the premises of a commercial center near Paris Commune, after the garage of this building was placed explosives in the car of a businessman.

Biznesmeni i Fierit Nuredin Suli, i ka shpëtuar për mrekulli një atentati me ekzploziv vendosur poshtë makinës së tij. Kallëpi me tritol që dyshohet të ketë qenë rreth 200 gr, është zbuluar nga roja e një parking në një qendër tregtare. Dyshohet pwr hasmwri

 

Alma Çuka

Rikthehen frikshëm atentatet me tritol. Objekt i këtyre sulmeve janë pikërisht njerëz të impenjuar në fushën e biznesit dhe ata të cilët janë future në një rreth vicioz të hakmarrjeve. Këtë herë në qendër të atentatit që për fat të mirë mbeti në tentative ishte një biznesmen nga Fieri. Bëhet fjalë për Nuredin Sulin, biznesmenin e ndërtimit nga qyteti i Fierit, që në momentin e konstatimit të pakos së dyshimtë ndodhej në një qendër tregtare. Situata në qendrën tregtare ka qenë alarmante për pak kohë. Roja e parkingut që mundi të vërë re pakon  lajmëroi menjëherë policinë.  Ka qenë ora 11:15 e kësaj të marte, në rrugën “Medar Shtylla” në zonën e Komunës së Parisit, tek parkingu i qendrës tregtare që ndodhet në atë zonë, është gjetur një pako e mbështjellë me natriban, e dyshuar si lëndë shpërthyese. Ka qenë një telefonatë në polici ajo që ka vënë në lëvizje uniformat blu. Në qendrën tregtare është bërë evakuimi i gjithë qytetarëve si dhe është vendosur një shirit për perimetrin e sigurisë. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë dhe ekspertët xhenier. Nga të dhënat paraprake dyshohet se eksplozivi është vendosur poshtë një makine tip Benz me targë “AA 667 GT”, e cila ishte parkuar në këtë qendër tregtare dhe dyshohet se ka rënë në momentin që mjeti ka lëvizur. Eksplozivi është çaktivizuar nga forcat xheniere, duke shmangur një incident të mundshëm. Bëhet e ditur se lënda plasëse është vendosur poshtë makinës së një biznesmeni ndërtimi nga Fieri, Nuredin Suli 53 vjeç. Burime të besueshme ne polici bëjnë me dije se poshtë makinës së Sulit, ishte vendosur 200 gr tritol. Në rast shpërthimi, pasojat do të ishin fatale. Roja e parkingut ka vënë re se poshtë  makinës së biznesmenit ishte njëpako e mbështjelle më natriban sipër së cilës ishte një celular. Dyshimet e para janë se shpërthimi mund të ndodhte menjëherë, sapo bisnesmeni do të ndizte makinën. Makina mësohet se ka qenë e parkuar në qendrën tregtare përgjatë gjithë natës. Ndërkohë veprimet e policisë kanë qen ëtë menjëhershme. Janë marrë kamerat e sigurisë së parkingut. Nga këto kamera mund të mësohet se kush kanë qenë personat që janë future në parking. Pas mbërritjes së policisë menjëherë është bërë evakuimi ibanorëve të pallateve pranë qendrës tregtare dhe atyre që ndodheshin brenda saj.

Suli me precedent penal dhe hasmëria me familjen Sulo

Suli rezulton me precedentë penalë dhe para një viti, në Patos ka qenë në shënjestër të një atentati për motive hasmërie. Biznesmeni Nuredin Sula të cilit iu vendos  eksploziv në makinë ka një histori të vjetër hasmërie. Madje dy vjet më parë Sula i ka shpëtuar një tjetër atentati. Ai ndodhej në Fier tek pika e karburantit të tij kur e qëlluan me breshëri kallshnikovi, ngjarje që nuk është zbardhur akoma. Katër vite më parë në nëntor të vitit 2012 Nuredin Sulës i vranë vëllain Neim Sula në qytetin e Fierit. Vrasja ka ndodhur pas një sherri midis viktimës dhe familjes Sulo. Për këtë ngjarje ndodhen në burg  Gëzim Sulo si dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo  përkatësisht me nga 25 vjet secili.Dy familjet ishin fqinj dhe pala e autoreve mereshin me rregullimin e makinave ne nje oficine prane pallatit ku banonin. Shpeshë herë makinat që prisnin të rregullohehsin zinin edhe portën kryesore ku banonte Neim Sula. Për këtë shkak pati një debat fillimisht midis dy burrave të rritur por muaj më vonë Neim Sula u qëllua me dy armë automatike duke mbetur i vdekur në vend. Neim Sula  është përballur me tre persona, të cilët, sipas policisë, ishin shtetasit Gezim Sulo, 49 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Endri Sulo. Neimi dhe Gezimi, ish-miq, kishin punuar së bashku jashtë vendit dhe pas kthimit në Fier nisën të merren me biznes. Ndërkohë një sherr vetëm për bllokimin e një rruge, përfundoi në vrasje. Në atë kohë policia arriti të kap autorët dhjetë ditë pas vrasjes. Ndërsa dy familjes Suli dhe Sulo përfunduan në një kalvar gjyqesh. Vëllai  i viktimës që në këtë rast është Nuredin Suli, ( të cilit dje iu vu tritol në makinë) tha se procesi gjyqësor  ishte manipuluar dhe për të ishte paguar një shumë  e majme parash. Dhe hakmarrja vazhdoi për këto dy familje. Më 3 maj të vitit 2013, automjeti pronë e vëllait të Gëzim Sulos shpërthen në ecje. Shtetasi Sulejman Sulo dhe bashkëshortja e tij, Alie Sulo shpëtuan. Mjeti i tyre mori flakë në motor dhe drejtuesi humbi kontrollin, por më pas ndaloi. Më 25 tetor të vitit 2013, një automjet tip Alfa Romeo ndalon para një pike karburanti në aksin rrugor Fier-Patos, pronë e familjes Suli dhe një breshëri plumbash lëshohet në drejtim të pronarit të kësaj pike, Namik Suli. Ai shpëton pa u prekur nga asnjë prej plumbave, ndërsa u plagos lehtë një klient në lokal.  Automjeti u largua dhe u gjet më vonë i braktisur nga policia, por autorët e atentatit u zhdukën pa lënë gjurmë, autorësia nuk është zbardhur, por ngjarja u lidh me vrasjen e një viti më parë të vëllait të biznesmenit nga shtetasi Gëzim Sulo dhe dy djemtë e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here