Juventusi dhe Roma kanë shfaqur interesim për lojtarin e Feyenoordit, Tonny Vilhena. Sipas Daily Mirror, interesimi i gjiganteve italian ka ardhur pas paraqitjeve fantastike me Feyenoordin dhe përfaqësuesen holandeze U-21. Gjithashtu për atë kanë shfaqur interesim edhe Leicester, Ëest Bromëich dhe Sunderlandi në Angli, Monaco në Francë dhe Bayerni në Gjermani. Çmimi i lojtarit është rreth pesë milionë euro, por kjo nuk pritet të jetë problem për klubet e lartpërmendura. 21-vjeçari ka qenë pjesë e përfaqësueses së Holandës të të gjitha grupmoshave.