Nëse në e-mail shkruan se “Aplikimi juaj ishte i suksesshëm” atëherë do të thotë se tifozi ka qënë fitues i shorteut
Një biletë për në Europian ishte ëndrra e madhe e cdo shqiptari, që në momentin kur kuqezinjtë arritën të kualifikohen për në Francë 2016. Nga dita e djeshme, një pjesë e tyre që kanë plotësuar aplikimin në Uefa.com kanë marrë përgjigjen e shumë dëshiruar, “Aplikimi juaj ishte i suksesshëm”. Uefa ka filluar të njoftojë të gjithë aplikuesit për një biletë në Europian nëse ata janë fitues të shorteut të saj. Përgjigja e Uefa-s ka ardhur nëpërmjet email që cdo tifoz ka paraqitur në momentin e palikimit të formularit dhe në të shkruhet, I dashur tifoz kemi kënaqësin t’ju informojmë se palikimi juaj për bileta për Euro 2016 ishte i suksesshëm. Gjithashtu Uefa, i ka informuar tifozët dhe për kostot e biletave të blera prej tyre, si në këtë rast kur 6 bileta, nga dy për cdo ndeshje të Shqipërisë në fazën e grupeve, arrijnë vlerën e 660 euro, plus 15 euro kosto e dërgesës. Ndërkohë që ka patur dhe nga ata opersona që janë shpallur fitues, por i ka ndryshuar kategoria e biletës për të cilën ata kanë aplikuar. Gjithsesi përvec atyre të lumtuaruarve nga përgjigja e Uefa-s, ka dhe prej tyre që nuk kanë patur sukses në aplikim, por shpresa e tyre për një Biletë në Francë 2016 nuk është shuar. Në email Uefa informon se ata kalojnë zyrtarisht në listë pritjeje, në rast se ndonjë prej fituesve pavarësisht aplikimit të suksesshëm nuk është i interesuar për t’u pajisur me biletë. Kështu që deri në ditën që Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në Europian, jini të kujdesshëm dhe kontrolloni email tuaj, pasi ku i dihet ju mund të jeni fituesi i radhës i nje bilete kuqezi për në Francë. Sigurisht ka pasur edhe refuzime, të cilat kanë gjithsesi një mundësi deri në fazën përfundimtare të përzgjedhjes. Procesi i përzgjedhjes së fituesve të biletave është kryer mbi bazën e një lotarie, duke qenë se vetëm kërkesat e tifozerisë shqiptare për përfaqësuesen tonë janë të paktën dyfish, gjë që do të thotë se, përfiton biletë vetëm një në dy aplikues. Në dispozicion për 3 ndeshjet në grup të kuqezinjve kanë qenë 26,806 bileta të 4 kategorive të ndryshme, që variojnë në çmime nga 25 deri në 145 euro (respektivisht 25 më e lira, 55 euro, 105 euro dhe 145 më e shtrenjta) për secilën ndeshje, ndërsa kërkesat kanë qenë mbi 57 mijë. Kjo është faza e parë e përzgjedhjes, ndërsa më pas do të bëhet verifikimi i gjendjes së parave në kartat e kreditit, e në fund bëhet shpërndarja e biletave me postë.