Ekstradohet nga Athina 22-vjeçari, i dënuar në 2013 për armëmbajtje pa leje

0
183

Është ekstraduar nga Athinë në vendin tonë Klajdi Demçe 22 vjeç nga Korça. Arrestimi i tij në Greqi u bë në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Athina.

Demçe është dënuar nga Gjykata e Korçës me 8 vjet heqje lirie për shkak me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prishjes se qetësisë publike për një ngjarje të ndodhur në 18 tetor 2013.

Si ka ndodhur ngjarja që çoi në arrestimin e Demçes.

Më datën 18.10.2013, shtetasi Klajdi DEMÇE, ka qenë në qytetin e Korçës së bashku me shokun e tij shtetasin, V. SH.

Gjatë kësaj dite në telefonin e Klajdit  vinin telefonata me  numër të fshehur, ku ai fyhej dhe ofendohej  nga disa persona të cilët i  thonin se ndodheshin në një  lokal në Korçë.

Në këto kushte ai është nisur së bashku me shokun e tij drejt lokalit dhe në afërsi të lokalit është telefonuar përsëri, duke i thënë se ndodheshin në një lokal tjetër.

Klajdi në këtë kohë ka dalë nga makina, ka nxjerrë armën automatik dhe ka filluar të qëllojë në ajër.  Ka hyrë në lokal dhe ka kërkuar të identifikojë personin por nuk ka mundur dhe  është larguar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here