Ministri Klosi propozoi që projektligji i urdhërit të psikologëve të shtyhet për të paktën 10 vjet. Ndërsa nga ana tjetër Rrjeti i Psikologëve kërkontë që të arrihej një marrëveshje dhe se ky projektligj të miratohej. Në mbështetje të këtyrë të fundit në debat e sipër del dhe deputetja e PS-së Olta Xhaçka.
Sejrie Baleta
Profesioni i psikologut futet në listën e profesioneve të lira. Sikundër është ngritur urdhëri për njohjen si profesione të infermierëve, farmacistëve, stomatulogëve e të tjerë dhe për këtë profesion duhet ngritur një urdhër që ti njohë. Dje në lidhje me çështje e “Urdhërin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë” u mabajt një komisin me përfaqësues nga ministrisa e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ku ishte i pranishëm dhe vetë ministri Klosi, përfaqësues nga Rrjeti i Psikologëve, përfaqësues nga Avokati i Popullit dhe përfaqësues nga CRCA. Takimi mes këtyre përfaqësuesëve në lidhje me urdhërin për profesionin e psikulogut u hap me një pyetja nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi dhe deri në fund të takomit një pikëpyetje mbeti. Ajo ui drejtu si fillim psikologeve përfaqësuese të Rrjetit të Psikologëve ku i pyeti në lidhje me sygjerimet për projektligjin për urdhëin e psikologëve. Fjalën në radhë të tyre e mori Elona Hasko e cila mori nen për nen dhe foli për sygjerimet përkatëse në lidhje me këtë urdhër. Ajo theksoi se në parantezë jemi dakort me projektligjin për ne nga ana jonë kemi disa sygjerime që nuk duam ti lëmë pa përmendur. Ajo theksoi : “ Në projektligj duhet të përfshihen praktikat e diagnostikimit, nga ana tjetër ky profesion nuk është se ka një ministri përgjegjëse dhe për këtë ky projektligj duhet rregulluar”.
Pika e debatit
Neni 22 ishte dhe pika ku rriti tensionet mes përfaqësuesve të ministrisë dhe vetë ministrit Klosi me Rrjetin e Psikologëve. Ky nen kishte të bënte me kualifikimet e psikologëve dhe se cilët do të ishin ata persona që do të përfitonin nga ky projektligj ku dhe do të përfshiheshin apo jo në Urdhërin e Psikologëve të Republikën e Shqipërisë. Problemi qëndronte në kualifikimin e psikologëve. Rrjeti i Psikologëve kërkonin që tu jepej urdhëri të gjithë atyre që kanë një trevjeçar Baichelor në psikologji plus një master profesional apo shkencorë po në profile të psikologjisë. Të gjithë personat e tjerë që kanë një trevjeçar Baichelor në mjekësi apo ndonjë degë tjetër dhe kanë një mastër në psikologji kjo nuk do të thotë që këta janë psikologë. Pastaj për sa u përket petagogëve dhe akademikëve që japin mësim në psikologji dhe nuk kanë mbaruar mësimet në psikologji duhet të hartohet një draft për të gjithë këta persona duke i cilësuar si profesionistë nderi.
Në unuversitet shqiptare studimet për psikologji kanë filluar që në vitin 1996. Duke e quajtur një periudhë tranzicioni ministri Klosi propozoi se: “Duke filluar që nga viti 2000 e këtëj të përfshihen në projektligj të gjithë psikologët. Poshtë vitit 2000 të mos përfshihen. Duhet ta shtyjmë këtë projektligj për të paktën 10 vjet që tu japim mundësi të gjithë atyre personave që kanë studiuar Baichelor një degë tjetër që nuk është psikologji dhe kanë një mastër në psikologji të mbarojnë studimet dhe të përfshihen në urdhër.
Rrrjeti i Pikologëve
Përfaqësueset e Rrrjetit të Pikologëve bashkë më deputeten dhe njëkohësisht petagoge psikologjie në universitetin e Elbasanit Arbjola Halimin nuk ishin dakort me këtë propozim. Ato nga e tyre propozuan: ”Duhet që ky projektligj të përfshijë të gjithë ata psikologë që kanë mbaruar Baichelor në Psikologji dhe një master qoftë shkencorë apo dhe professional po në profile të psikologjisë. Ne nuk po themi që ata që kanë mbaruar studimet në letërsi dhe kanë një master në psikologji të rrinë pa punë, por ata nuk janë psikologë. Në SHBA 80% e popullsisë nuk ushtrojnë profesionin për të cilin kanë përfunduar studimet. Jo çdo gjë është e prerë me thikë. Por profesioni i psikologut është një profesion i cili ka të bëjë me gjëndjen mendore dhe psikologjike të njeriut ndaj dhe kërkon një përkujdesje të veçantë. Ata që nuk i kanë studimet Baichelor për psikologji të shkojnë dhe të kërkojnë të drejtat aty ku ata kanë studiuar dhe kurrsesi nuk quhen psikologë. Ne gjithashtu nuk hedhim poshtë të gjitë ato akademikë të nderuar që kanë dhënë mësim për vite të tara në psikologji dhe që nuk kanë mbaruar psikologji për ta propozojmë një seksion të veçantë sikundër kanë vepruar të gjitha vendet europiane.Por në debat e sipër edhe deputetja e PS-së Olta Xhaxhaka u dakortësua me propozimin që hodhën përfaqësueset e Rrjetit të Psikologëve. Sipas saj: ‘Ne duhet tu referohemi eksperiencave të vendeve europiane në lidhje me profesionin e psikulogut. Përfaqësueset e Rrjetit të Psikologëve dhe shembuj shumë të mirë për tu marrë në konsideratë”. Ndërkohë propozime nga më të ndryeshme erdhën dhe nga përfaqësues të Avikatit të Popullit , përfaqësuesit e CRPA gjithashtu dhe këshillatërët e ministrit dhanë mendimet e tyre por asgjë nuk është se u finalizua. Të martën që vjen do të mblidhet prapë komisioni ku do të shikohet nen për nen projektligji dhe në fund duhet të arrihet një marrëveshje e përbashkët.
Debat
Ministri Klosi: Nuk duhet ti lëmë pa punë të gjithë ata që kanë mbaruar studimet Baichelor në një degë tjetër dhe ushtrojnë profesionin e psikologut kërkoj që ky projektligj të shtyhet për dhjetë vjet…
Psikologet: Nuk ndodh në asnjë vend europian kjo që po thoni. Kemi raste dhe shembuj nga vendet europiane që ne i propozum se si ata e kanë zgjidhur këtë ngërç po ju nuk ishit të pranishëm..
Klosi: Ne këtu jemi në Shqipëri. Ju nuk ishit në takimet që ne ju kemi thirrur …
Psikologet: Ne kemi qenë të pranishme. Po ju dhe të afërme tuaj nuk ju ka rënë mbi kurriz ku vijnë pacientë në gjendje nga më të ndryshmë dhe kërkojnë ndihmën tonë për ti shpëtuar. Qajnë dhe na shohin si shpëtimtarë të jetës së tyre. Jemi të bindura se se po tu ketë ndodhur nuk do të flisni kështu. …
Klosi: Nuk jemi këtu për të dhënë shembuj personal. Ne si ministri e bëmë propozimin tonë …
Psikologët: Të gjithë ju e kuptoni se ne këmi të drejtë po nuk doni ta pranoni
Deputetja Xhaçka: Pajtohem me mendimin e psikologeve dhe se ne duhet tu referohemi zgjidhjeve që kanë bërë vendet europiane në lidhje me zgjidhjen e këtij ngërçi.
Klosi: Unë po larkohem kam një takim..
Përfaqësuesit e ministrisë: Në atë kohë kurë ne kemi mbarau studimet për psikologji nuk kishim mundësi që të ndiqnim profile që ju po propozoni…
Psikologet: Nëse qëndron problemi në radhët tuaja për ato dhjetë vetë që jeni ju po propozojmë një seksin të veçantë dhe vetëm të mos pengohet projektligji….