Rruga Elbasan-Peqin s’ka mbikalime, sinjalistika e munguar s’kursen vdekjet

0
271

8 miliardë lekë ka kushtuar projekti i fundit i Ministrisë së Transporteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore nga Rrogozhina deri në Kapshticë, e megjithatë në aksin Peqin-Elbasan ende vihen re mangësi në sinjalistikë apo ndriçim.

Edhe pse në pjesën më të madhe të tij ky aks rrugor kalon në brendësi të fshatrave, rruga nuk ka asnjë mbikalim apo nënkalim, çka shpesh është bërë shkak për aksidente me pasoja të rënda. Problem gjithashtu përbëjnë pjesët e shkatërruara të gominave nëpër ura çka i detyron drejtuesit e mjeteve të devijojnë në krah të kundërt.
Por edhe në rastet kur sinjalistika ekziston, ajo ka defekte serioze. Edhe pranë një shkolle ku qindra nxënës kalojnë çdo ditë, sinjalistika tregon një shpejtësi të lejuar 80 km/h.
“Fëmijët i marrim çdo ditë nga shkolla pasi rruga është shumë e rrezikshme”, shprehet një prej banorëve.
Të gjitha këto janë shkaqet e dhjetëra aksidenteve që ndodhin në këtë aks rrugor, si ai i një nate më parë që i mori jetën 6- vjeçarit Azbi Broshka, ndërkohë që 4 persona u plagosën rëndë.
 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here