Stamboll/ Sulmohen redaksitë e gazetave pro qeveritare, policia në kërkim të personave

0
205

Sulmues të paidentifikuar kanë hedhur bomba molotov dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të zyrave të dy gazetave pro qeveritare në Stamboll të Turqisë.

Bëhet fjalë për të përditshmet turke Yeni Safak dhe Yeni Akit, të cilat konfirmuan lajmin së bashku me policinë, duke shtuar se fatmirësisht nuk ka patur viktima.

Pas sulmit të kryer nga katër persona të maskuar në selinë e Yeni Safak, në vendin e ngjarjes kanë mërritur forcat zjarrëfikëse dhe ato policore, të cilat rrethuan zonën.

Dy gazetat mbështesin partinë AK të themeluar nga presidenti i vendit Erdogan. Dy gazetat janë rreth 20 kilometër larg njëra tjetrës, dhe sulmet kanë ndodhur në të njëjtin orar dhe me të njëjtin skenar.

Policia tha se dritaret e redaksive të gazetave janë thyer, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve të zjarrit. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes së rëndë. Shtatorin e kaluar, protestuesit pro-qeveritare sulmuan zyrat e së përditshmes Hurriyet, duke e akuzuar atë për sulm ndaj presidentit Erdogan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here