Breglez leksion me studentët e Tiranës: Reformat të nevojshme për të hyrë në Bashkimin Europian

0
313

Kryetari i Asamblesë Kombëtare së Sllovenisë, Milan Berglez, ka zhvilluar një leksion të hapur me studentë ekselentë të Universitetit të Tiranës. Bërglez dha opinionin e tij për proçesin e intregrimit të Bashkimit Europian, lëvizjet masive të emigrantëve dhe reformat që po kryhen në vend. Duke theksuar se Sllovenia mbeshtet integrimin e Shqipërisë, Bërglez kërkoi që vendi të përmbushë prioritetet kyçe për anatarësimin.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Kryetari i Asamblesë Kombëtare së Sllovenisë, Milan Berglez, ka zhvilluar një leksion të hapur me rrjetin e studentëve ekselentë në Universitetin e Tiranës.

Në mënyrë të detajuar kryeparlamentari slloven u ndal në proçesin e integrimit, ku i kërkon vendit zbatim të prioriteteve të Komisionit Europian të vendosura si kusht pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Berglez: “Reformat janë të nevojshme për të hyrë në Bashkimin Europian. Mendoj se integrimi dhe zgjerimin janë një hap natyral dhe llogjik. Dhënia e statusit të vendit kandidat ishte i rëndësishëm për ju dhe për ne dhe si për çdo vend tjetër duhet të plotësohen pritoritet kryçe, që për Shqipërinë janë të qarta. Ndihma për europianizimin nuk do të thotë për të transferuar përgjegjësitë për reformat dikujt tjetër, ju duhet ti bëni vetë. Reformat nuk duhet të zbatohen vetëm për tu anëtarësuar në BE, por edhe pasi të ndodhë ky proçes”.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare iu përgjigj interesit të studentëve dhe për azilkërkuesit dhe lëvizjet masive të emigrantëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here