Pandeli Majko humb pallton në selinë e PS-së

0
198

Deputeti Pandeli Majko ka humbur pallton e tij në takimin me të rinjtë e Tiranës të dielën.

Ngjarja e pazakontë ndodhi pas takimit ku prezent ishte edhe kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa deputetë të Tiranës.

Për shkak se ndodhej dhe Kryeministri Rama, selia rozë kishte edhe prezencë të oficerëve të Gardës së Republikës. Majko ka mbërritur në hollin e selisë së Partisë Socialiste pak para nisjes së ceremonisë zyrtare, ku një grup të rinjsh do të marrin kartën e anëtarit të PS-së.

Ai ka qëndruar nën shoqërinë e të rinjve dhe kur ka mbërritur Rama është ftuar që të ulet në pjesën qendrore të aktivitetit. Por ndërkohë duket se Majko e ka lënë pallton e tij te karriget ku kishte qëndruar bashkë me të rinjtë.

Për shkak se ceremonia u mbush me batuta të shumta, mes tij dhe Kryeministrit, por edhe të rinjve që afroheshin për të marrë kartën e anëtarit të PS-së, edhe në përfundim të tij vijuan batutat dhe shakatë mes përfaqësuesve të lartë të PS-së.

Majko bashkë me Ramën, Tahirin, Veliajn e të tjerë kanë dalë nga selia në grup dhe janë shpërndarë te dera e jashtme e godinës së PS-së. Por pak para se të hipte në makinë, deputeti socialist është kujtuar se kishte me vete dhe pallton që e kishte lënë në sallë. Ndërkaq, të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet kishin dalë nga holli i selisë rozë.

Kur është kthyer aty, Majko nuk e ka gjetur pallton e tij, ndërsa ka nisur të pyesë ato pak të rinj të mbetur në holl. Me një shqetësim të veshur edhe me humor, Majko ka nisur të pyesë edhe stafin e FRESSH-it dhe të PS-së së Tiranës që kishte organizuar aktivitetin, por në selinë rozë nuk kishte asnjë gjurmë të palltos së tij.

Ai është larguar duke marrë premtimin se do të pyeten të rinjtë që kanë qenë bashkë me të nëse dikush e ka marrë pallton e tij gabimisht. Por ditën e hënë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, Majko ka ardhur me një xhup vjeshtor dhe jo me pallto, gjë që tregon se palltoja e tij është ende në kërkim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here