1 miliardë dollarë/ Hija e pastrimit të parave pas “eksporteve” në ishujt Kajman

0
184

 

Të dhënat e INSTAT tregojnë se eksportet drejt ishujve Cayman u pesëfishuan në vitin 2015

 

Ervin Kaduku

 

Disa vjet më parë, INSTAT habiti opinionin, duke njoftuar për një rritje të jashtëzakonshme eksportesh ushqimesh nga Shqipëria drejt Nigerisë. Megjithë përpjekjet mediatike për të kontaktuar me zyrtarë të atij vendi afrikan, asnjëherë nuk u mësua se si qendronte e vërteta për rreth 1 miliard dollarë eksporte, kush kompani i kishte realizuar dhe për ç’mall bëhej fjalë. Në fakt, kjo është një shifër sa gati 10 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto e vendit, kështu që ishte e pamundur që të kalonte pë u vënë re.

Por duket se kjo situatë përsëritet edhe këtë vit. Këtë herë, jo drejt Afrikës, por drejt ishujve ekzotikë të Karaibeve, të njohura më shumë si lavatriçe të parave të pista në mbarë globin. Të dhënat e INSTAT tregojnë se eksportet drejt ishujve Cayman u pesëfishuan në vitin 2015, duke arritur në 1 miliard lekë. Edhe drejt ishujve Marshall, territor nën juridiksionin amerikan në Oqeanin Paqësor, eksportet nga Shqipëria rezulton të jenë gjashtëfishuar, ndonëse duke u nisur nga një bazë e vogël.

Por cili është produkti që ka arritur të depërtojë në këto tregje të largëta?

Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, kanë qenë eksportuesit e xeherorëve (minerale) ata që kanë gjetur këto destinacione, në përpjekje për të amortizuar uljen e eksporteve drejt Kinës. Ishujt Cayman janë bërë në 2015-n destinacioni i dytë i këtij grupi, pas Kinës. Drejt kësaj të fundit eksportet e xeherorëve ranë me 26%. Ndërsa eksportet e këtij grupi në total ranë me 4%, pikërisht për shkak të gjetjes së tregjeve të reja. Me gati 12 miliardë lekë, Xeherorët, Zgjyra dhe hiri janë kapitulli i 6 më i eksportuar, nga 99 kapitujt që raporton INSTAT në statistikat e tij dhe zënë gati 5% të totalit të eksporteve. Përveç ishujve Cayman dhe Marshall, destinacione të tjera të largëta ku ko
mpanitë shqiptare kanë arritur të eksportojnë këtë produkt janë Hong Kongu, Emiratet e Bashkuata etj.

Sipas ekspertëve, mundësitë janë dy. Ose kompani të caktuara në këto vende kanë kryer blerje m
ineralesh nga Shqipëria në favor të shitjes në vende të treat, pasi këto ishij nuk kanë industri. Ose, e dyta, fjala është për pastrime parash të pista. Në këtë rast, do të duhej që të kryhej një investigim i mirëfilltë nga ana e organeve të antikrimit ekonomik, nisur nga këto të dhëna zyrtare…

 

maxresdefault

 

Çfarë tha për gazetën Kastriot Myftaraj lidhur me Ishujt Kajman

Një javë më parë kur gazeta “standard” botoi disa intervista lidhur me aktivitetin e George Soros në Shqipëri, Kastriot Myftaraj nuk nguroi të fliste edhe për shuma të mëdha që miliarderi 86-vjeçar kishte depozituar në ishujt Kajman. “Shteti i së drejtës nuk i ka interesuar kurrë Sorosit. Nëse Sorosi do të kishte interes për shtetin e së drejtës nuk do ta çonte fondin e vet të investimeve në ishujt Kajman, si kompani off-shores, por do ta kishte atë në New York. Soros e çoi fondin e tij në ishujt Kaiman se donte të ruante sekretin e klientëve të tij, që depozitonin shuma të mëdha në fondin e tij, për të siguruar fitime prej spekulimeve të tij financiare. Programet e Soros në Shqipëri kanë ecur sipas agjendës së tij të vërtetë që është, ajo e krijimit të një elite sorosiane e cila do ta sundojë Shqipërinë”, deklaroi Myftaraj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here