Dëmshpërblimet, ish të përndjekurit që jetojnë ftohen të tërheqin këstet e mbetura pa marrë

0
221

Ish të dënuarve politikë që janë gjallë dhe që nuk kanë marrë këstet e fundit të dëmshpërblimeve të paraqesin dokumentat bankare për tu futur menjëherë në listat e përfituesve.
Sejrie Baleta

Ish të përndjekurit  që janë gjallë dhe që kanë vuajtur dënimet e komunizmit duhet të bëjnë gati dekomantat që të dëmshperblehen. Ministria e Financave u bën thirrje të gjithë personave që nuk kanë marrë këstin përkatës të dëmshpërblimit në lidhje me vuajtjet dhe dënimet e komunizmit të  plotësojnë dokumentet përkatës. Ata duhet të paraqesin paraqesin dokumentat bankare për tu futur menjëherë në listat e përfituesve. Jo vtëm vetë personat që i kanë vuajtur këto dënime dëmshpërblehen por sipas ligjeve  përkatëse dëmshpërblehen dhe të afërmit dhe trashëgimtarët e tyre. “Në rast se një qytetar përfitues që është gjallë nuk ka përfituar këstin e 4 e të 5-të, po vetëm tre të parat, ai paraqitet para zyrave tona. Duke dorëzuar një certifikatë personale të muajit aktual dhe vërtetim të llogarisë bankare, me vulë të njomë dhe një firmë nga banka dhe ai menjëherë hyn në radhë  për pagesë, dhe përfiton dhe këstin e katërt dhe këstin e pestë”, tha Alma Delija, Drejtore e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve. Aktualisht janë 23 dosje të plotësuara, nga të cilat 2300 i përkasin të përndjekurve që janë gjallë, ndërsa të tjerat 20. 700 janë për subjeket e trashëgimtarëve. Sipas ligjit aktual kategoria e atyre që janë gjallë janë përfituesit e parë. 70 % e fondit prej 2 miliard lekësh për këtë vit do të shkojë për ta dhe do të marrin këstin 5 nga 8 që janë gjithsej. Ndërsa për kategorinë e trashëgimtarëve do të shpërndahet vetëm kësti i dytë. Me këto ritme pretendohet që të persekutuarit politikë që janë gjallë të dëshmpërblehen plotësisht brenda vitit të ardhshëm. Më pas skema do të vazhdojë me trashëgimtarët. Pra bëhet e ditur që sipas të dhënave nga tetë këstet që përfiton në total një i përndjekur në rast se ia është gjallë me plotësimin e dokumentave do të jëtë përfitues i këstit të pestë dhe katër. Proçedurat e dëmshpërblimit do të jenë më të shpejtuara kur është vetë personi ai që paraqitet që ka vuajtur dënmet e komunizmit. Ajo periudhë e errët e popullit shqiptarë e cila ka ushtruar një dhunë si fizike ashtu dhe psikologjike ka bërë që në popull të lërë gjurmë të thella dhe të pashqlyera për vite e vite me radhë.Të gjitha ato familje ku të afërmit e tyre u dënuan dhe persekutuan sot kanë fituar të drejtën të dëmshpërblrhen. Ky dëmshpërblim që mund të marrin nuk është asgjë përpara padrejtësivë që u janë bërë. Të paktën është një dëmshpërblim moral për të gjithë ata persona që ato vite i jetuan në ferr.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here