2016 viti kalendarik “Ismail Kadare”
Biblioteka Kombëtare për cdo ditë ka celur dyert për lexuesit. Botimet e promovuara për 80 vjetorin e Kadaresë, ju ftojnë të njihni një pjesë të historisë së vendit.
Biblioteka Kombëtare fton gjerneratën e re ti kthehet librave, leximit. Këtë thirrje ka zgjedhur ta bëjë në vitin kalendarik të Kadaresë në 2016. Në hapjen e kremtimeve kushtuar 80 vjetorit të Ismail Kadare, biblioteka ka organizua aktivitetin “Qyetet e Kadaresë”.
Qytezet e Kadaresë vjen këtë vit si një element i vecantë, pasi po kërkon të shndërrojë shkrimtarin në një perzonazh të mirëfilltë letërar. Ky shkrim specifik zhvillohet falë një procesi të përhershëm rikthimi e rishkrimi, kompleksiteti kujtese, ëndërrimi e invokimi, vëzhgimi dhe zbulese. Natyrshëm, ekspozita “Qytetet e Kadaresë” e nis rrugëtimin me një nga pamjet më mbresëlënëse dhe më ndikuese të veprës së Kadaresë, siç është rrugëtimi brilant në kujtesën e qytetit të tij të lindjes, Gjirokastrës, që pikërisht për këtë bëhet edhe qytet universal. Ekspozita “Qytetet e Kadaresë”, do të jetë e hapur ccdo ditë edhe gjatë fundjavës.
Botimet promovuara të cilat do të mund të gjendjen në Bibliotekën Kombëtare ishin: Studimi bibliografik “Kadare në gjuhët e botës”, i prof. dr. Bashkim Kuçuku; “Kadare: Bibliografi II: studime për të (1953–2010)” nga Prof.as. dr. Lili Sula dhe Dr. Jorina Kryeziu si dhe përmbledhja me ese dhe studime “Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi”, përgatitur nga prof. Ardian Ndreca vijnë si kontributet më të fundme mbi studimin dhe interpretimin e veprës së Ismail Kadaresë.
Gjatë promovimit ishte edhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Akademiku Rexhep Ismajlit, Akademike Floresha Dados, shkrimtarit Bashkim Shehu, Prof. Ardian Ndrecës, Prof. Persida Asllanit, Prof. As. Mark Marku etj.. Sipas Kumbaros ky aktivitet u jep mundësi të gjithëve të udhëtojnë së bashku me një pjesë të historisë. Akademiku Rexhep Ismajlit, Prof. Floresha Dado, shkrimtarit Bashkim Shehu, Prof. Ardian Ndrecës, Prof. Persida Asllanit si dhe Prof.as. Mark Marku sollën disa nga analizat ndryshe të veprave të Kadaresë.
Ekspozita “Qytetet e Kadaresë” e nis rrugëtimin me një nga pamjet më mbresëlënëse dhe më ndikuese të veprës së Kadaresë, siç është rrugëtimi brilant në kujtesën e qytetit të tij të lindjes, Gjirokastrës, që pikërisht për këtë bëhet edhe qytet universal