Terapia më e re përcjell optimizëm, mund të kurojë qelizat kanceroze

0
178

Një terapi e testuar së fundmi për të përmirësuar imunitetin e trupit të njeriut ka përcjellë optimizëm, pasi më shumë se 90% e personave që i’u nënshtruan testit shënuan përmirësime në shëndetin e tyre.

Kjo terapi po testohet me qëllim gjetjen e një kure për kancerin dhe shkenctarët shprehen se kanë bërë një hap të vogël, por mjaft cilësor. Terapi konstaton në marrjen e qelizave të bardha të gjakut nga pacientët, modifikimi i tyre në laboratore dhe injektimi i tyre sërisht në gjak.

Fillimisht, testimi u krye mbi disa pacientë të diagnostifikuar me leucemi.

Dr. Alan Worsley, i cili është pjesë e grupit shkencor që po punon për këtë terapi, shprehet se mjekët po tentojnë që të modifikojnë genetikisht qelizat.

Ai shtoi se rezultatet e deri tanishme premtojnë për një kurë që mund të trajtojë qelizat kanceroze.

Në mbyllje Worsley, theksoi se përveç leuçemisë, skuadra e shkencëtarëve do të tentojë që të krijojë një kurë edhe për llojet e tjera të kancerit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here