Fier/ Shkurtimet në spital, dhjetëra infermiere e sanitare në protestë

0
212

Dhjetëra infermierë dhe sanitarë të spitalit rajonal të Fierit kanë protestuar pas vendimit për shkurtim nga puna.

Janë rreth 65 punonjës, staf i mesëm i Spitalit Rajonal që preken nga vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për shkurtim të vendit të punës.

Infermierë dhe sanitarë të spitalit të Fierit kanë protestuar pas njoftimet për shkurtime të vendit të punës.

Të mbledhur para hyrjes së spitalit stafi i mesëm dhe ai teknikë e kanë cilësuar vendimin të ardhur nga Ministria e Shëndetësisë të padrejtë dhe thonë se do të ndjekin rrugët ligjore për ta kundërshtuar.

‘Po bëj 15 vjet në pozicionin sanitare në Martenitet. Nga marteniteti na hoqi zonja deputete, na shpërndau dhe tani na hoqën fare.Nuk e dimë motivin.Të premten nuk e dimë se çfarë do na thonë.”

Sanitare: “Po bëj 15 vjet në pozicionin sanitare në Martenitet. Nga marteniteti na hoqi zonja deputete, na shpërndau dhe tani na hoqën fare.Nuk e dimë motivin.Të premten nuk e dimë se çfarë do na thonë”.

“Na ka ardhur një njoftim i cili thotë : Për bisedime mbi ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me motivacion suprimim të vendit të punës sipas strukturës së miratuar në vitin 2016.I plotësoj të gjitha kriteret. Jam me shkollë të lartë në shtet, jam me master, kam bërë dhe trajnime për vendin e punës ndërkohë që ka dhe të tjerë që mbase si plotësojnë.”

Punonjësit e Spitalit Rajonal që preken nga shkarkimet kanë tentuar të takohen me drejtues të spitalit, por nuk janë lejuar.

Në spitalin rajonal të Fierit pritet të shkurtohen rreth 68 infermierë dhe sanitarë. Vendimi është bërë publik të martën pasdite, kur me bluzat e bardha ka pasur takim me dyer të mbyllura vet Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here