Ish presidenti i Francës Nicolas Sarkozy është zyrtarisht nën hetim për shkak të parregullsive të konstatuara nga ana e prokurorëve në lidhje me fondet e shpenzuara në fushatën elektorale të vitit 2012. Sipas hetuesve kjo fushatë ka kushtuar dy herë më shumë se sa parashikon ligji. Sarkozy u morr në pyetje gjatë gjithë ditës së martë, përpara se të informohej se ishte zyrtarisht nën hetim.
61 vjeçari disa herë ka deklaruar se nuk ka qënë në dijeni të të ardhurave të tepruara që ishin shfrytëzuar për fushatën e tij, duke shtuar se nuk ishte përfshirë asnjëherë në detajet financiare.
Gjithsesi hetimi ndaj ish presidentit nuk do të thotë se do të ketë automatikisht ndjekje penale ndaj tij, megjithëse nuk përjashtohet që çështja ti drejtohet gjykatës.
Nicolas Sarkozy është lideri i Partisë Republikane dhe çështja në fjalë duket se do të kompromentojë pozitën e kësaj force politike opozitare në kuadër të zgjedhjeve presidenciale , të cilat do të mbahen në vitin 2017. Sarkozy ka shërbyer si president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, ku humbi zgjedhjet përballë kreut aktual te shtetit Francois Hollonde.