Pas një pune intensive nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Nr.3, u bë arrestimi i disa personave për grabitje të kryer në bashkëpunim. Burimet zyrtare bëjnë me në pranga kanë rënë shtetasit
- Tomorr Peposhi, 23 vjeç, banues në Tiranë
- Elton Hithi, 21 vjeç, banues në Tiranë
Si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin:
- E. I., 25 vjeç, banues në Tiranë
Një ditë më parë shtetasit e lartpërmendur , në rrugën e “Dibrës” janë konstatuar duke lëvizur me një motor papaq pa targa. Tomorr Peposhi dhe E. I., kanë vjedhur duke ushtruar dhunë, telefonin e shtetases E. I., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të policisë është bërë e mundur kapja e Tomorr Peposhit, ndërsa bashkautori shtetasi E. I., ka mundur të largohet së bashku me motorin.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E. I., në bashkëpunim dhe me shtetasit Tomorr Peposhi dhe Elton Hithi, në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme të qytetit të Tiranës kanë grabitur me dhunë telefonat e disa shtetaseve dhe konkretisht;
– E. B.,23 vjeç, banuese në Tiranë.
– D. S., 23 vjeç, banuese në Tiranë.
– E. D., 23 vjeç, banuese në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar
– Pesë aparate celular të markës ” Samsung ”
– Dy aparate celular të markës ” iPhone”
– Tre aparate celular të markës” Nokia”
– Një motor papaq pa targa, pronë e shtetasit E. I., me të cilin autorët kryenin vjedhjet.
Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.