Rrëfehet në publik Sia: Kam qenë e alkoolizuar dhe e varur nga droga

0
182

Sia, është rrëfyer për varësinë e saj ndaj drogës dhe alkoolit, në një intervistë të zhvilluar në makinë gjatë rubrikës “Carpool” me James Corden Late Late Show. Këngëtarja që gjithmonë shfaqet e mbuluar në mënyrë misterioze me flokët e saj, ka treguar se: “Kam arritur një farë suksesi si këngëtare, që në moshën 10-11 vjeccare, por më kalimin e kohës, u bëra një alkooliste dhe një e varur nga droga. Kur vendosa të bëhesha esëll, vendosa që nuk doja të isha ai lloj artisje. Kështu fillova të mendoja se çfarë mungonte në muzikë dhe e gjeta. Ajo që mungonte ishte misteri”, ka tregua ajo nw intervistë.

Kjo shpjegon dhe përse artistja, gjithmonë shfaqet në publik me flokët që nuk të lejojnë të dallosh fytyrën e saj, edhe pse pamja e saj është vërtetë shumë e këndshme.

Artistja australiane ka patur probleme shumë të mëdha me varësinë e saj nga droga dhe nga alkooli, pas vdekjes së të dashurit në një aksident automobilistik, madje ajo ka treguar se një herë ka tentuar të vrasë dhe veten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here