25 vjetori i lëvizjes studentore/ Basha: Rinia e sotme do ngrihet sërish për liri demokraci

0
197

PD ka rikujtuar në kuadër të 25-vjetorit të lëvizjes studentore, se falë sakrificës së atyre të rinjve, ne këmi mundësinë të shijojmë demokracinë

 

Partia Demokratike ka rikujtuar ditën e djeshme protestën e studentëve të shkurtit 1991. I pranishëm në këtë aktivitet, kreu i opozitës Lulzim Basha mbajti një fjalim, ku deklaroi se sakrifica e atyre të rinjve u bë në emër të idealit të lirisë. “Domethënia e grevës, vlera e madhe e guximit edhe pas 25 vitesh mbetet sfida e së ardhmes që po e thërret sërish rininë shqiptare, e cila nuk do zhgënjejë, do ngrihet për liri dhe demokraci” – shprehu Basha. Gjithashtu, në përkujtimin e protestës studentore, pjesëmarrës ishtë dhe ish – kryeministri Sali Berisha, i cili shprehu para studentëve të dhjetorit dhe anëtarëve të tjerë të Partisë Demokratike, disa nga batutat me Azem Hajdarin. Më tej, Berisha foli dhe për sfidat e para fill pas përmbysjes së regjimit të egër komunist, për ëndrrat e studentëve të vitit 1991. “Flas me nderim të madh para atyre 720 studentëve, që në shkurt të atij viti, zgjodhën të flijoheshin në emër të bindjeve, parimeve dhe besimeve. Përpjekja jonë më e madhe ishte “deenverizimi”, sepse pa “deenverizim” nuk mund të kishte PD. Nga mesi i janarit unë i them Azem Hajdarit, që po nuk hoqëm “deenvezimin”, nuk mund të kemi të ardhme si opozitë, ndërkohë sa i përmenda këtë, ai u cua në këmbë dhe më përqafoi. Për tre ditë ta heq dullën. Kamza ishte në kushtet më të mira se cdo qëndër tjetër studentore, dhe e vërteta është se lëvizja filloi në Kamëz” – bëri me dije gjatë deklaratës së tij në aktivitetin e organizuar në kuadër të lëvizjes studentore, ish – kryeminitri. Ndërkaq, ai tha se Hajdari dhe Pashko, si dhe të gjithë ata që ndikuan në rrëzimin e regjimit komunist, janë “Heronj”. Berisha, gjithashtu vuri theksin edhe tek themelimi i Partisë Demokratike. “Azemi e ndiqte me angazhim absolut, dhe së bashku me Arben Imamin ikën në Kamëz. U formua komisioni dhe falë ndihmës së Hajdarit dhe Imamit, u ndanë qytetet. Brenda disa ditësh u shpërndanë 100 postera. Pati bojkot masiv. Këta ishin krahu studentor i lëvizjes studentore. Atyre u është thënë se këtë nismë do e merrni ju. Pasi PD nuk donte ta lëshonte grevën si nismë të sajën, por të studentëve. Nisën negociatat dhe me Ramiz Aliajn por nuk arritëm në akord. Ideja e grevës ishtë dhënë, qoftë më atë të urisë qoftë dhe atë jo të urisë. Një gjë dua të theksoj, absolutisht të vjen keq kur e thua shumë herë, por s’ka fjalë më të mirë për ata sesa “Heronj”. Kërkesën e parë për heqjen e shtatores e bëri Azem Hajdari. Azemi kishte idenë të bënim një miting në sheshin “Skëndërbej”, dhe pasi të mbaronte mitingu, do e hiqnim shtatoren. Ndërsa Rajmonda Bulku, një heroinë që e kam këtu, merr mikrofonin dhe bën thirrje “ nëna dhe motra, të shkojmë tek Presidenca të shkojmë dhe mos t’i lëmë të vdesin vëllezërit tanë”. Në këtë mënyrë, ata nisën dhe bënë kryeveprën që bënë heroizmin” – shprehu ish – kryeministri Berisha. Ndërkohë, ai shtoi në fjalën e tij se Ramiz Aliaj, ndërmori një grusht shteti, dhe se ligësia e tij nuk u ndal me kaq. “I mori pushtetet të gjitha, mori vet cdo funksion. Nisi të nesërmen një grusht shteti. Do ju tregoj vetëm tre episode: Në Borsh e morën kryetarin e pastisë sonë dhe e tërhoqën pas kamionit ku ishte shtatorja e Enver Hoxhës. Një tribu dhe një ndeNrim në nder të Azemit dhe të Gramozit. Një tjetër hero apo super hero. Ky ishte një djalë që shpertheu” – deklaroi Sali Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here