Filmi 8 orë i gjatë

0
184

Mund të jetë ndoshta eksperienca më epike që dikush do të përjetojë në Festivalin e Filmit në Berlin. Zgjat plot 485 minuta, diçka më shumë se 8 orë, dhe është krijimi më i fundit i regjisorit filipinas, Lav Diaz.

Në këtë event të rëndësishëm, nuk para ndodh të ketë një premierë filmi që në mëngjes, por “Një ninullë për misterin e pikëlluar” është kaq i gjatë sa nuk mund të bëhej ndryshe.

Publikut iu dha një orë pushim në mes. Nuk munguan shakatë mbi sasinë e ushqimit që mund të konsumohej brenda këtyre orëve të gjata apo dilemat e disave nëse do të arrinin ta çonin filmin deri në fund.

“Duhet ta shoh sa gjatë do të arrij të duroj”, u shpreh regjisori Robert Berghof.

“Është filmi i dytë më i gjatë në historinë e festivalit. Rekordin e mban filmi 13 orësh e gjysëm i Ulrike Ottinger, që eci për bukuri. Problemi me ‘Ninullen’ është se nuk ka shumë skena aksion, është i avashtë dhe meditativ”, thotë Dieter Kosslick, një tjetër regjisor.

Për regjisorin Lav, rrëfenja e tij mbi kolonizimin dhe luftën për liri në Filipine është e gjatë aq sa duhet. “Nuk ka rëndësi sa është gjatësia e filmit, si të jetë 5 minuta, si të jetë 40 orë, prape mbetet pjesë e artit të kinematografisë”, deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here