Gjergji Thimio, koleksionisti i njohur i veprave të artit ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Duke folur për News 24 Thimio tha se në trafikun e veprave të artit janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Thimio, pasi ka marrë leje nga burgu, ka denoncuar në emision ministrin Saimir Tahiri duke thënë se është kërcënuar se do ti presin kokën e vajzës dhe do t’i përdhunojnë gruan më pas videon do ia hedhin në internet. Kërcënime që sipas tij janë bërë pas aksionit të famshëm ku u sekuestrua i gjithë koleksioni i tij privat.
Koleksionisti Gjergji Thimio akuzoi kryeministrin Rama se ka çuar në Gjermani 150 ikona nga koleksioni i sekuestruar me vlera të mëdha kulturore dhe monetare, ndërsa më pas i ka çuar në Paris, nga ku nuk janë kthyer më kurrë.
Në studion e emisionit “Opinion” të “News24”, Thimio, thotë se Edi Rama i ka dhënë atij leje për të hapur ekspozitën e parë të ikonave ku kanë marrë pjesë figura të larta politike si ambasadori amerikan Joseph Limpreht dhe krerët e Interpolit në Europë, pasi ikonat e tij janë të çertifikuara.
Akuzat e rënda të Thimios kanë vijuar për për 3,000 ikonat e tij dhe vepra të tjera me vlerë si monedha floriri nga koha e Aleksandrit të Madh por edhe 30 kryevepra të pikturave të Rilindasve italianë të cilat janë trafikuar nga zyrtarë të lartë të shtetit.