Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar paraditen e të enjtes me homologun e tij izraelit, Yuli Edelstein, ku janë shprehur për një forcim të marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve.
Shkëmbimet mes qeverive janë intensive, tha kreu i Kuvendit Meta, në shënimin e 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit.
“Populli shqiptar shfaqi solidaritet ndaj izraelitëve në Luftën e Dytë Botërore. Të unifikuar në sfidën kundër terrorizmit si një sfidë serioze për vendet tona”, u shpreh Meta.
Kreu i Parlamentit të Izraelit, z. Edelstein vlerësoi Shqipërinë si një vend mik i Izraelit. Të dy krerët e Kuvendeve u shprehën për rritje të shkëmbimeve parlametare.