Chris Brown është shumë i shqetësuar për ish partneren Rihanna pasi anulloi momentin e fundit performancën e saj në Grammy.
Ajo ishte nën presion të madh tani që karriera artistike nuk po ecën në ritmin e duhur ndërkohë që Chris i trembet faktit se si do të rrjedhi jeta e saj.
Ai do të bëjë gjithcka për ta ndihmuar në mënyrë që të mos përfundojë si Britney Spears në vitin 2007, ku kjo e fundit rruajti kokën dhe thyente xhamat e makinave me cadër.
Më 15 shkurt të 2016 Rihanna anulloi perfomancën minutën e fundit në Grammy me pretekstin se ishte sëmurë dhe se doktori e këshilloi të mos këndonte.