Diskutohen në Paris pasuritë botërore të Beratit dhe Gjirokastrës

0
191

Diskutohen në Paris pasuritë botërore të Beratit dhe Gjirokastrës

Pasuritë që i ka faluar natyra qytetit të Gjirokastrës dhe Beratit do të diskutohen në Paris në takimin tematik konsultativ të ekspertëve mbi Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pasurive Botërore. Në këtë takim në kuadër të nismës së UNESCO-s për trashëgiminë me qëllim koordinimin dhe zbatimin e programeve konkrete në të gjithë botën, ka ftuar të gjitha palët e rajonit të mesdheut dhe Evropës për të kontribuar.

Shqipëria nëpërmjet Insititut të Monumenteve të Kulturës prezantoi në 18 shkurt, Trashëgiminë Kulturore me Vlera Shpirtërore Fetare në Qendrat Historike Berat dhe Gjirokastër-Pasuri Botërore, nga drejtoresha Arta Dollani. Ajo i ka prezantuar këto pasuri si një vlerë e veçantë universale. Po ashtu në prezantimin e saj u veçua edhe jeta e komunitetit lokal, toleranca ndërfetare dhe vijimësia e kësaj tolerance e vlerave shpirtërore fetare përgjatë shekujve mbi këto monumente. Nuk u harrua ai që është edhe më i rëndësishmi, kudri ligjor dhe institucional.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here