“Zoti kryetar i seancës!
Me porosi te Edi Rames, tellalli i tij ne parlament, Balla, qe ne dhjetor te vitit 90 rrinte si vogelush rreze qershise, deklaroi ketu Ramen si udheheqes te Levizjes Studentore te dhjetorit 1990. Une do te ndalem ketu ne kete fallsifikim te historise qe ben Edi Rama.
Në dhjetor të vitit 2013, Edi Rama, në përpjekjen e tij monstruoze për të falsifikuar historinë, organizoi një ceremoni, që synonte dhjetorizimin e tij. Në proces të dhjetorizimit ai kishte ftuar dhe 3 – 4 ish dhjetoristë, me një qëllim të caktuar, që ta falënderonin për kontributin e tij në dhjetor, pra qe te beheshin deshmitar te asaj qe ai nuk kishte qene. Por nje gje te tille nuk e bëri asnjë prej tyre, përkundrazi ata shprehën mendimet e tyre duke mos lidhur me asgje Ramen me Levizjen e Studenteve dhe askush nuk i tha apo ju drejtua Rames “rrofsh o dhjetoristi ynë që u bëre kryeministër”. Në atë ceremoni, doli një njeri që në dhjetor të 90 nuk ishte tek qershia por ishte në kopësht. Doli dhe i tha: “rroftë Edi Rama, lideri ynë i dhjetorit, që bëri këto e ato”. Dhe ky ishte Erion Veliaj, i cili ne dhjetor te vitit 1990 ishte gjithsej 3 vjeç dhe shkonte ne kopesht. Rama u mallengjye, u fry si kokosh dhe mendoi e besoi se ai në këtë mënyrë u dhjetorizua. Por i shkoi mundi kot.
Pasi dështoi, me ceremonine e organizuar ne dhjetor te vitit 2013 per dhjetorizimin e tij, perseri ai nuk ka te ndalur ne perpjekjet per vetglorifikimin e tij nepermjet fallsifikimit te historise. Çfarë bëri?
Me datën 4 nëntor të vitit qe kaloi ishte 25 vjetori i meshës së parë. Ajo ishte një ngjarje historike. Edi Rama, meqë dështoi si dhjetorist, vrapoi paraqitej si meshtor themeltar dhe ju tha te pranishmeve ne ate ceremoni – “se më kujtohet shumë mirë ajo ditë, ishte me shi dhe e vërenjtur dhe sa e mori fjalën Don Simoni u hap qielli dhe një rreze drite shndërrimi si prozhektor”, etj, etj.
Argumenti i dytë i madh që dha, ishte se kishte shkuar me tren ne Shkoder per te marre pjese ne meshe. Mirëpo fatmirësisht organizatorët e meshes janë gjalle. Ata po ate dite i thanë se nuk ka qenë ne meshe por i dukej se ke qene. Te tjere i kujtuan Rames se mesha ishte në ora dhjetë kurse treni nga Tirana vinte në ora 14:00.
Tani te kthehemi perseri tek Rama dhe levizja studentore e dhjetorit 1990. Ai nuk ka qenë asnjë orë të vetme në lëvizjen studentore të dhjetorit, sepse dajë Koleka nuhaste dhe e kishte nisur për në Korfuz. Lexoni intervistën qe Rama shume vite me pare i ka dhene Blendi Fevziut, ku i thote se “ne Korfuz shkova tek kushuriri i mamase te cilit i kerkova dy gjera, te vizitoja nje kishe dhe te takoja nje prift. Kushuriri mi plotesoi te dy kerkesat”.
Ne ishim në mbledhjen e komisionit nismëtar, ai vjen i veshur me nje amorlluk qe thane se ishte amerlluku i Myslum Pezes dhe me këpucë zbori dhe me çorapet e leshta të nxjerra mbi kambale, me një triko leshi, sikur po vinte ne zbor, hapi derën e salles ku ishim mbledhur dhe u fut. I thotë Gramozi: “po ty kush të tha të vije”, Rama u pergjigj se “më thanë që të vija, me derguan”.U ul ne mbledhje, e cila ishte nga fundi. E mori fjalen. Tha se ne nuk ishim opozitë, se qëndrimi im ndaj Ramiz Alisë është i tille dhe atille dhe se duhet ti binim Bllokut e te nxirrnim jashte ligji PPSH, te shembnim burgjet dhe se keto pune pa force punë pa forcë nuk bëhen.
Ju pergjigja se ne jemi Parti Demokratike dhe veprimet tona nuk bazohen në dhunë, pra ne perjashtojme dhune per ta marre pushtetin. Filloi të flasë prapë. Dhe Gramozi, pasi perseriti qendrimet e PD, i kerkoi që të dilte jashtë. Rama duket nuk e priste kete reagim, pa njehere rreth e rrotull të gjithë neve aty, dhe pasi nuk foli askush dhe nuk e mbrojti askush ai u largua nga salla per tek ata qe e kishin nisur. Pasi mbaroi mbledhja i them Gramozit se pse e përzuri? Ai me tha se e përzuri pasi qelbej erë. I thash se ky nuk është motiv. Sali, – tha Gramozi, – e përzura sepse e dërguan. Po kush e dërgoi, e pyes? Vetë na tha se e dërguan, thotë Gramozi, pra e derguan te vetet. Imagjinoni sa i mjerë është ky që kërkon dëshmitarë për dhjetorizim.
Pas kesaj, Rama te punoi fort kunder PD në Akademinë e Arteve, qe ishte pike mbeshtetjeje kryesore e jona. Ne kunderpergjigje PD vendosi dhe organizoi nje foltore me studentet dhe pedagoget e arteve, dergoi aty Arben Imamin dhe ne mos gaboj Edmond Budinen, ne foltore ishte dhe Edi Rama me te ndjerin Ardian Klosi. Ne kete takim nga te derguarit e PD u paraqiten programi dhe qendrimet e PD, Rama paraqiti pikpamjet e tij per PD, studente dhe pedagoge te arteve mbeshteten PD dhe lane Edi Ramen vetëm me të ndjerin Ardian Klosi. Edi Rama ne nje interviste dhene dhjetorin qe kaloi mashtron kur thote se ne nuk sulmonim Enver Hoxhën. Por kishte një ndryshim të madh. Kur ne sulmonim Enver Hoxhën si shkatërrimtar të kombit, si shkatërrimtar të qenies njerëzore me kooperativat, ne na sulmonin me kallashnikov, me antimitingje dhe sigurimi i shtetit bënte çdo gjë kundër nesh. Kur Edi Rama pas nesh, ne mitingun e dates 15 janar te deges se PD per Tiranen me punonjesit e institucioneve artistike te kryeqytetit, tha ne fjalen e tij se: “Enver Hoxha na skuqi si rus, na zverdhi si kinez, na nxiu si shqiptarë, dhe se në çdo shtyllë duhet të varim një komunist”. propaganda zyrtare beri sikur nuk e degjoi.Ndersa une, pasi ai mbaroi fjalen i them te vinte pak dhe e pyes: “Atë babin tënd ku do ta varim?” Tha se atë do të var të parin. I thash se ne jemi Parti Demokratike dhe jo parti me varje, ndaj te shkonte dhe te krijonte partine e tij .
Me vone ne organizuam nje foltore te hapur me intelektualet e Tiranes në pallatin e kulturës. Ne kete takim perseri e mori fjalen Edi Rama edhe aty dhe tha se unë dhe Gramozi nuk mund të dilnim në krye të opozitës, se ne duhet te nxirnim jashte ligjin PPSh duhet te thyenim burgjet. Te bojkotonim zgjedhjet etj. Deklaratat e tij ngjallen reagime te shumta ne salle. Nje piktore e njohur i kerkoi Rames qe para se të japi mend duhet të dënonte krimet e babit të tij. Tani të them të vërtetën për të mos e shtuar shamatën më shumë ne ate takim i them zonjes se nderuar ta linte te flasi. Ajo me thotë se “nuk e di ti doktor se çfarë vuajtjesh me ka shkaktuar persekutimi nga krimineli Kristaq Rama”. Kerkesa te tilla per Ramen paraqiten dhe intelektuale te tjere. Prandaj Rama u ngrit dhe iku nga salla. Theksoj dhe nje here se ata ishin intelektual te persekutuar. Nuk ishte e shoqja e Havzi Nelës aty, por ishin intelektualë, të cilën i thanë te shkonte dhe te dënonte krimet e babit të tij njëherë dhe pastaj te vinte e te jepte mend aty. U largua nga takimi dhe nuk u qas më. Tani i eshte ngritur mendja që të bëhet dhjetorist. Pyeteni pak se ku ishte në shkurt? Ku ishte dhjetoristi pa dhjetor i juaji në shkurt? Ishte në bunker. Qante me dënese. Po të lexosh intervistën e fundit te tij te dhjetorit qe kaloi, ai rrezimin e shtatores nga ne e quajti akt barbare. Ne ishim opozitë që përpiqeshim me çdo kush të shmangnim çdo lloj konflikti. Natyrisht Edi Rama dhe sojit të tij jua thërrmuam dhe jua bëmë cope e çikë atë parajsë që baballaret e tyre kishin ndërtuar mbi shtypjen e egër te shqiptarve, atë parajsë që prindërit e tyre kishin ndërtuar mbi thyerje kockash, mbi burgosje, mbi ekzekutime pa gjygj edhe me gjyq. Atë parajsë që kishin ndërtuar mbi krimin e shëmtuar, mbi krimin e shëmtuar nga etërit e tyre, mbi një uri të tmerrshme kronike, mbi ekzekutime pa gjyq dhe me gjyq. Jua thërrmuam atë parajsë. Një nga këta bastardët te Bllokut do të më thoshte njëherë, se këta nuk ta falin kurrë 90-91. Ç’ka më bëmë mua krenar më shumë se çdo gjë tjetër.
Ti avokati i dhjetorit te Rames qe ne ate kohe qendroje shpesh rreze qershise, je një shpifës që je dënuar dhe do dënohesh përsëri nga gjykata. Ime bijë nuk ka qenë kurrë e kontraktuar nga ai që thua ti. Se ka takuar kurrë ndonjëherë dhe nga viti 2009 ajo nuk ka bërë asnjë konsulencë, asnjë personi, të asnjë kategorie, të asnjë vendi. Por ti je i pafytyrë dhe je mashtrues. Je dënuar 5 herë nga gjykata si shpifje dhe do të dënohesh sërish. Të garantoj se do të përballesh shumë shpejt në gjykatë me shpifjen që bërë. Me shpifje, nuk mbrohet Edi Rama. Edi Rama vetëm tregon mjerimin dhe batakun ku ka rënë.