Ricardo Villalobos, DJ që thyu dasitë ndëretnike mes shqiptarëve dhe serbëve

0
273

Gjermano-kiliani Ricarod Villalobos është një prej producentëve më të suksesshëm të muzikës elektronike. Kjo ishte edhe arsyeja që dëshira për të marrë pjesë në koncertin e tij në ditën e pavarësisë së Kosovës ishte tejet e madhe. Ka pas kërkesa të shumta edhe nga vendet fqinje si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia për të siguruar bileta të koncertit . Sipas disa pjesëmarrësve serbë dëshira për të ardhur në Kosovë, në eventin më të madh të të gjitha kohërave, ishte shumë e madhe por frika për ndonjë eskalim të situatës ishte konstante, edhe pse e tëra ka përfunduar si mos më mirë. Ricardo Villalobos kishte filluar të performojë në orën 3 pas mesnatës kurse e tëra kishte përfunduar në orën 10 të mëngjesit. Kjo tregon edhe njëherë se muzika mund të arrijë të bëjë atë që asnjë politikë s’mund ta bëjë, t’i fshijë kufijtë mes shtetesh e të krijojë atmosferë dashurie ndër të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here