Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të shqetësuar për çështjen sigurimeve shoqërore

0
214

Emigrantët janë ajo pjesë e shoqërisë që kanë nevojë të veçantë për tu ardhur në ndihmë nga politikat e shteteve. Ne si popull jemi një popull emigrator duke nisur kryesisht pas vitit 1990. Politikat mes shteteve ku dhe emigrantët shqiptarë kanë shkuar për një jetë më të mire duhet tu vijnë në ndihmë që në vend që kanë shkuar të mos e ndjejnë veten si të huaj. Avokati i Popullit, Igli Totozani, zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në Selanik të Greqisë ku i pranishëm ishte edhe homologu i tij Vasilis Karydis. Gjatë takimit Totozani kërkoi nga homologu i tij grek të mirëpresë dhe trajtojë me përparsi çdo ankesë që kanë emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë dhe kontribuojnë prej vitesh në vendin fqinj. Gjithashtu gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë atje ata theksuan se shqetësim shumë i madh për ta mbetet çështja e sigurimeve shoqërore, një problem që ende nuk ka gjetur një zgjidhje dhe që kërkon nënshkrimin e një marrëveshje të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke. Igli Totozani, tha se e ka trajtuar këtë çështje që prej vitit 2013, duke dërguar rekomandime të posaçme, ndërsa premtoi se do të vijoj edhe më fort angazhimin dhe bashkëpunimin me homologun e tij, deri në gjetjen e një zgjidhjeAvokati i Popullit Igli Totozani, ndodhet në Selanik të Greqisë në një vizitë zyrtare. Ai merr pjesë edhe në Konferencën “Plan i përbashkët i Ombudsmanëve mbi të drejtat e njeriut  dhe krizën e emigrantëve e refugjatëve”, me pjesëmarrjen e Avokatëve të Popullit të rajonit dhe vendeve të Bashkimit Europian. Nëse brezi i parë i emigrantëve është stabilizuar tashmë brezi i dytë gjendet përballë sfidave të shumta të krijimit të identitetit. Ndërsa brezi i tretë gjendet përballë refuzimit total. Janë këto pak a shumë shkallët e përshkallëzimit në lidhje me fenomenin e emigrimit. Shqiptarët detyrohen të lëvizin në vendet e botës për një jetë më të mirë kryesisht nga ana ekonomike. Edhe vitin që kaloi por edhe në fillim të këtij viti shumë shqiptarë këtë  lënë vendin e tyre. Por ata janë refuyuar nga vendet europiane kryesisht Gjermaia pasi Shqipëria u quajt si vend i sigurtë origjine. Por edhe  pse emigrantët shqiptarë në Greqi mund të quhen si emigrantë të brezit të parë ata u shprehën se kanë probleme në lidhje me çështjen e sigurisë në vendin ku ata jetojnë. Për emigrantët politikat orientuese në lidhje me problematikat e tyre duhet të ndërrmerren ndërmjet shteteve. Atyre duhet që shteti shqiptarë tu vijë në ndihmë me politika dhe bashkëpunime me shtete fqinje ku dhe numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë. Në këtë mënyrë dhe ata do të jenë më të sigurtë për të jetuar dhe punuar. Shumë prej emigrantëve e ndjejnë veten të përjashtuar nga shoqëritë në të cilat ata kanë shkuar të jetojnë. Është mënyra e jetesës, kultura, dhe politikat që ndikojnë dhe i lënë ata të ndihen si të huaj dhe të përjashtuar nga shiqëria. Duhet punë dhe bashkëpunim për ti ardhur në ndihmë këtyre indivitëve. Ata mbi të gjitha janë burim të ardhurash për vendin tonë. Në politikat e vendit janë marrë shumë nisma për tu ardhur në ndihmë kësaj ketegorie por asnjëherë nuk kanë shkuar deri në fund qoftë për një po për shumë arsye.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here