Çdo i huaj që blen një apartament në vendin tonë me vlerë 150 mijë euro e lart do të marë automatikisht leje qëndrimi të përhershme në Shqipëri.
Ministri Arben Ahmetaj tha se kjo nismë e Ministrisë së Ekonomisë dhe e Brendshme synon të rigjallërojë sektorin e ndërtimit duke shitur apartamentet që kanë mbetur stok.
Një mënyrë e ngjashme u përdor edhe nga qeveria e mëparshme për jorezidentet. Ndryshe nga kjo e fundit që ka si fokus vetëm sektorin e ndërtimit, qeveria Berisha miratoi një ligj që i jep nënshtetësine shqiptare çdo të huaji që investon mbi 200 mijë dollarë në vendin tonë .
Ahmetaj tha se nisma tashmë është firmosur nga Minsitria e Ekonomisë dhe ajo e Brendshme, dhe ndodhet për mendim në ministritë e tjera. Më pas ajo pritet të kalojë në Këshill të Ministrave .