Një mace është ribashkuar me familjen e saj refugjate nga Iraku pasi u nda nga ata gjatë udhëtimit me varkë nga Turqia për në Greqi.
Vullnetarë nxituan menjëherë për të gjetur kotelen e tyre të humbur të quajtur “Dias” e cila humbi kur familja mbërriti në Lesbos.
Nëna dhe 5 fëmijët e saj ishin tepër të dëshpëruar për të rigjetur macen e tyre dhe kaluan ditë të tëra duke kërkuar për të, para se të udhëtonin për në Berlin.
Më në fund banorët e gjetën Dias dhe i vendosën emrin që në greqishten moderne është “Zeus”.
Vullnetarja amerikane Ashley Anderson dhe miqtë e saj, Amy Shrodes dhe Michelle Nhin gjithashtu hapën një fushatë për të gjetur vendodhjen e familjes së maces.
Ato vendosën postera në anglisht dhe arabisht kudo në Greqi e Berlin derisa familja u bashkua me Dias.