Protestuesit rrethojnë me tela Bashkinë e Tiranës

0
200

Protestuesit janë grumbulluar sërish para Bashkisë së Tiranës, duke e rrethuar godinën. Pasi hoqën rrethimin me tela nga parku i liqenit ku po kryhen punime, e zhvendosën para Bashkisë së Tiranës dhe e vendosën në derën kryesore. Protestuesit vendosën në mënyrë simbolike gardhin që ishte tek parku i liqenit, duke kundërshtuar punimet për këndin e lojrave. Deputeti i PD, Gert Bogdani tha se Partia Demorkatike dhe qytetarët nuk do të lejojnë ndërtimet brenda parkut të liqenit. “Veliaj do të shkatërrojë parkun e liqenit dhe pretekstin e ka tek parku i lojrave. Mesazhi jonë është shumë i qartë, ne s’kemi për ta lënë. Nuk ka më punë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës sepse po rrit taksat. Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës do të vazhdojnë protestat”, tha Bogdani duke përmmbyllur edhe protestën e opozitës ditën e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here