Durrës/ Kushtet skandaloze të shkollës në Shkozet, 600 nxënës zhvillojnë mësim në godinën e amortizuar

0
209

Rreth 600 nxënës të shkollës 9-vjeçare Isuf Ferra në Shkozet të Durrësit ndjekin procesin mësimor në kushte tejet të vështira infrastrukturore. Lagështira ka përfshirë të gjithë godinën dy katëshe, në lagjen 14 të qytetit bregdetar, ndërsa 5 klasave u është vënë kyçi për mungesë të kushteve higjieno-sanitare .

Sipas drejtorit të shkollës, Lefter Berbiu, kushtet ku mësojnë nxënësit e arsimit të detyruar janë skandaloze.

Lefter Berbiu: “Shkolla ka disa vitë që është e dëmtuar.Në pesë klasa që janë të dëmtuara si pasojë e soletës aktualisht nuk zhvillohet mësim. Janë bërë të gjitha përpjekjet me bashkinë me prefekturën me Drejtorinë Arsimore dhe është vënë vijë për të gjetur donator për tu bërë rikonstruksioni.Lagështia ekziston. Derisa të rregullohet ky problem i tillë do jetë”.

Nxënësit thonë se lëndë tilla si kimia, fizika, biologjia apo informatika, i zhvillojnë vetëm teorikisht, pasi mungon infrastruktura mbështetëse.

Nxënëse: “Janë 2 ambiente. Është dhe shkolla e vjetër. Aty kushtet janë akoma dhe më keq. Kushtet higjenike janë në një nivel shumë të ulët.Lëndët si fizika, kimia apo informatika që kanë nevojë për laborator, këtu nuk janë aspak kushtet”.

Nxënëse: “Laboratore apo gjëra të tjera ne nuk kemi. Nuk i zhvillojmë dot në praktikë lëndët si fizika,kimia apo informatika”.

Në shkollën “Isuf Ferra”, në Shkozet mësimi zhvillohet me dy turne, për shkak të numrit të lartë të nxënësve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here