Është ekstraduar nga Zvicra 30-vjeçari Benci Toska me akuzën e prodhimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Zvicrën kanë ekstraduar shqiptarin, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë.
“Shtetasi Benc TOSKA, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr.529, datë 21.11.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndryshuar me vendimin nr. 10-2015-1209, datë 21.05.2015 të Gjykatës së Apelit, Durrës, në bazë të së cilit shtetasi i lartpërmendur është dënuar me 4 vjet e 12 ditë në burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shtitjes së lëndëve narkotike“, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Si rezultat i bashkëpunimit u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Zvicër, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.