Ish –komandanti i Gardës Ndrea Prendi rrezikon 1 vit burg

Ish-komandanti I Gardës së Republikës rrezikon dënimin me 1 vit burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Kjo është masa e kërkuar nga prokuroria gjatë seancës së djeshme, ku Prendi ndodhet nën akuzë të njëjtë së bashku me personin që e zëvendësoi Artan Hoxha dhe  ish-drejtoreshën e burimeve njerëzore, Shqipe Jasimi. Edhe për dy të pandehurit e tjerë u kërkua e njëjta masë dënimi. Ata akuzohen se kanë shkelur ligjin ndërsa kanë paguar për një periudhë një vjeçare një punonjëse e cila rezultonte të ishte jashtë vendit. Kallzëimi u bë nga Ministria e Brendshme pas përfundimit të auditit  në këtë institucion. Akuza tha se Prendi ka paguar ish -drejtoreshën e burimeve njerëzore për një vit me radhë, duke I shkaktuar shtetit një dëm prej 660 mijë lekësh.

Në konkluzionet përfundimtare  prokuroria tha se të tre personat kishin përgjegjësi  për hartimin e listës së prezencës mujore për të bërë më pas edhe pagesat e pagave.Vendimi  pritet të jepet më 7 mars.  Për Ndrea Prendin ekziston edhe një tjetër dënim me një vit burg për ngjarjet e 21 janarit, por dosja ndodhet në Gjykatën e Lartë, në pritje të  shqyrtimit të saj.

 

Ish –komandanti i Gardës Ndrea Prendi rrezikon 1 vit burg

Vrau pas një zënke banale, dënohet me

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko