Manjani: Reforma në drejtësi ka nevojë të domosdoshme arritjen e konsensusit për të qenë jetëgjatë

0
172

Ministri Manjani, gjatë një vizite zyrtar në Republikën Federale të Gjermanisë, ka realizuar disa takime me Ministrin Gjerman të Drejtësisë Heiko Maas dhe Sekretarin Parlamentar për Drejtësinë Christian Lange. Gjatë këtyre takimeve Ministri Manjani ka vlerësuar shumë ndihmën e dhënë nga shteti Gjerman në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor përsosjes të sistemit të drejtësisë Shqiptare, duke shprehur dhe një herë që Gjermania është partneri i preferuar i Shqipërisë në Europë. Pa mbështetjen e Gjermanisë nuk do të kishte qenë i mundur as anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe as marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Gjatë bashkëbisedimit Ministri Manjani, theksoi se reforma në drejtësi në Shqipëri ka nevojë për mbështetjen dhe mendësinë gjermane. Shqiptarët besojnë në produktet gjermane, prandaj duam që reformës në drejtësi t’i vendosim një motor gjerman që të fitohet besimi tek drejtësia. “Ne kemi nevojë për dispozita procedurale në sistemin e drejtësisë të cilat duhet të hartohen sipas modelit gjerman, pasi kultura e shtetit dhe e popullit tuaj në zbatimin e ligjit është ajo që i duhet dhe për të cilën ka nevojë shteti Shqiptar”, theksoi Ministri Manjani. Gjithashtu, vlerësoi kapacitet e Gjermanisë në Misionin EURALIUS 4. Ndërkohë, gjatë bashkëbisedimit, Ministri Gjerman i Drejtësisë Heiko Maas dhe Sekretari Parlamentar për Drejtësinë  Christian Lange, u shprehën se: “Reforma në drejtësi në vendin tuaj është e domosdoshme për anëtarësimin në BE, reformë e cila ka nevojë të domosdoshme për arritjen e konsensusit për të qenë jetëgjatë. Në këtë mënyrë partitë politike duhet të çelin dialogun politik”. Gjermania është e gatshme të mbështesë Shqipërisë, dhe në këtë aspekt personalitetet shprehën gatishmërinë për të vizituar Shqipërinë, në mbështetje të reformës në sistemin e Drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here