Mediat amerikane: Rama arreston shoqërinë civile, e ka zënë keq me Kerryn, Erjonit po i mbytet varka në llucën e hipokrizisë

0
142

Nga Vëzhguesi

Kjo ngjan me vizitat e politikanëve amerikanë në vendet diktatoriale, ku takojnë disidentë të regjimit. As Kastro nuk i arrestoi ata kur Kerry i takoi një vit më parë në Havana. Në Shqipëri shoqëria civile sot është më e persekutuara, sepse shteti po i rrjep nga të gjitha anët. Por pa kaluar as një javë nga takimi i tyre me Z. Kerry, ku ai u tha të luftonin korrupsionin në vend, Rama i arrestoi dje, ndërsa ata po bënin pikërisht çfarë u sugjeroi Kerry.

Rama e ka “zënë” keq me z. Kerry. Pasi nuk e priti vetë në aeroport, dhe pasi nuk nxorri as ministrin e jashtëm Bushati ta presë, dhe pasi u tall me Nishanin pse e priti, dje arrestoi edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që Kerry takoi për një orë në Tiranë. Tani ai po ngjan me antiamerikanin kosovar Albin Kurti, por në versionin më të keq, sepse Rama ka pushtet, Kurti s’ka. Dhe ne themi kush e nxit Kurtin…

Kur Erjoni i “Mjaft” bënte protestë kundër zaptimit të hapësirës së gjelbërt në Tiranë

Erion Veliajt (me emrin me “erë” e “vela”) tani po i mbytet varka në llucën e hipokrizisë. I ardhur nga shoqëria civile ai dje iu bashkua shoqërisë ushtarake, ndërsa harroi se kur protestonte për “Mjaftin” pat bërë ekzaktësisht (shikoni foton në vijim) çfarë bënë dje protestuesit e shoqërisë civile në parkun e Tiranës, të cilët ai i arrestoi.
Edhe mediat amerikane e pasqyruan aktivitetin e djeshëm në kodrat e liqenit (citoj më poshtë)

20160221-shkurt-21-2.jpg

(Nga “USA Today”) – Eljan Tanini, gazetar dhe aktivist i shoqërisë civile arrestohet nga policia pasi qindra njerëz tentuan të prishin një gardh që rrethon një projekt ndërtimi në parkun kombëtarë të Tiranës, Shqipëri. Grupi “Mbrojtësit e Natyrës” protestoi kundër vendosjes së gardhit dhe projektit ndërtues që mund të sjellë prerjen e shumë pemëve.
(anglisht: “Eljan Tanini, a journalist and activist of open society organization is arrested by police after hundreds of people try to destroy a fence surrounding a proposed building development in the national park of Tirana, Albania. A group calling them self Defenders of Nature protested over the building of a fence and proposed building development where many trees will be cut down.”)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here